TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Momentum i ri brenda bllokut evropian për zgjerimin

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se brenda Bashkimit Evropian po krijohet një momentum i ri për zgjerim. Megjithatë ata thonë se ka ende shumë për sfida për vendet e Ballkanit Perëndimor para se ato të bëhen pjesë e unionit evropian.

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Momentum i ri brenda bllokut evropian për zgjerimin

Nga BE nuk e kanë zakon të përmendin data konkrete për anëtarësimin e shteteve të reja në familjen evropiane.

Por ditë më parë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

Kjo deklaratë e Presidentit të Këshillit Evropian nxiti reagime të mëdha në opinionin publik.

E njohësi i çështjeve politike nga Austria, Gunther Fehlinger, tregon arsyet që po e shtyjnë BE-në të bëjë ndryshime në këtë drejtim.

“Është një sinjal i mire që Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e ka caktuar një datë, por megjithatë mendoj se integrimi i këtyre shteteve në bllokun evropian duhet të ndodhë më shpejtë. Agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë ia ka hapur sytë Evropës prandaj dhe po shohim  një dinamik të re nga Bashkimi Evropian. Ka ardhur koha që Evropa të jetë më e bashkuar se kurrë dhe kjo të ndodhë me anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Problemi i vetëm që shoh këtu është Serbia e cila është duke shkuar në një drejtim tjetër. Serbia akoma nuk i ka vënë sanksione Rusisë dhe nuk ka gatishmëri që t’i normalizoj raportet me Kosovën”, tha ai për Tëvë 1.

Edhe profesori nga Oxford University, Richard Caplan, vlerëson se është duke u krijuar një momentum i ri brenda unionit evropian.

Megjithëse ai thotë se ka ende shumë sfida për BE-në derisa të marrë një vendim përfundimtar për zgjerim.

“Momenti po ndërtohet për një raund të ri zgjerimi që do të përfshijë Ballkanin Perëndimor. Kjo pasqyrohet në fjalimin që presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel mbajti në Bled. Megjithatë gjatë kësaj periudhe brenda Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma dhe Franca dhe Gjermania janë duke punuar drejt reformës së procedurave të vendimmarrjes përpara se të pranojnë anëtarë të rinj. Unë pres që do të duhet të ketë edhe disa diskutime të vështira për reformën buxhetore. Aderimi i anëtarëve të rinj, më të varfër do të kërkojë rregullime buxhetore që jo të gjithë anëtarët do t’i mirëpresin”, tha Caplan për Tëvë 1.

Kroacia është vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 2013.

Tags: Ballkani PerëndimorBEzgjerimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet Qeveria e re

Aleanca ngre shqetësimin për deficitin tregtar, kërkon mbështetje për prodhuesit vendorë

Kryeministri britanik në letrën për Kurtin, thekson përkrahjen e palëkundur për Kosovën dhe përmend Specialen

Kryeministri britanik në letrën për Kurtin, thekson përkrahjen e palëkundur për Kosovën dhe përmend Specialen

Policia nxjerr nga Liqeni i Ujmanit automjetin që ishte fundosur një vit më parë

Policia nxjerr nga Liqeni i Ujmanit automjetin që ishte fundosur një vit më parë

Vdes ish-pronari i Chelseas

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për 14 vjedhje të rënda

Tragjedi në Senegal, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

Prishtina fiton ndaj Vushtrrisë, Drenica dhe Drita ndahen në barazim

Prishtina fiton ndaj Vushtrrisë, Drenica dhe Drita ndahen në barazim

Rumen Rumenov fiton turneun tradicional “Adem Jashari”

Rumen Rumenov fiton turneun tradicional “Adem Jashari”

Kryeministri britanik në letrën për Kurtin, thekson përkrahjen e palëkundur për Kosovën dhe përmend Specialen

Kryeministri britanik në letrën për Kurtin, thekson përkrahjen e palëkundur për Kosovën dhe përmend Specialen

Policia nxjerr nga Liqeni i Ujmanit automjetin që ishte fundosur një vit më parë

Policia nxjerr nga Liqeni i Ujmanit automjetin që ishte fundosur një vit më parë

Vdes ish-pronari i Chelseas

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për 14 vjedhje të rënda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën