Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që mos ta pranojë propozimin evropian.
Ai po ashtu i ka kërkuar dorëheqjen dhe “ta kundërshtojnë bashkë në shesh”, përcjell teve1.info
“Kryeminister mos prano! Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Kryeministri Kurti po qëndron në Ohër ku fillimisht është duke mbajtur takim me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell e pastaj duke filluar nga ora 13:30 do ketë takim trepalësh edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim pritet të nënshkruhet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. /Teve1.info/