TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mojo e humbur

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pula: Drafti i publikuar për Asociacionin, në kundërshtim me atë se çfarë thanë Chollet e Escobar

Shkruan: Shqiprim Pula

Kosova u sulmua ngjashëm sikurse Krimea më 2014, nga njësi paraushtarake me sasi dhe cilësi të armatimit ushtarak. Hyrja në territorin e veriut të Kosovës, sulmi dhe planet për sulme të planifikuara është përtej akteve terroriste!, pra, grupi i vendosur në fshatin Banjë (Banjska) ishte pararoja e diçkaje më të madhe; nuk mund të ishte ndonjë avanturë e ndonjë grupi thjesht kriminal apo terrorist.

Sulmet terroriste synojnë vëmendje frike, panik të përgjithshme e edhe mediale, ndërkaq, kjo ishte sulm i mirëfilltë ushtarak. Duhet theksuar poashtu se grupi paraushtarak morri ndihmën e një kolone të ushtrisë Serbe, në drejtim të kufirit me Kosovën, e nga ana e ndërkombëtarëve situata në terren kohëve të fundit nuk është lexuar siç duhet “ose s’kanë dashur t’a lexojnë siç ka qenë”!, megjithëatë situata duhet vlerësuar nga dy dimensione, politik dhe ai i sigurisë. Ata ndërkombëtarët, përgjegjës politikë e ushtarakë, kanë bërë vlerësime sipërfaqësore mbi rrezikun që paraqet Serbia fqinje kundrejt Kosovës; ndërhyrjet e saj në punët e mbrendshme dhe pretendimin territorial, e kanë të shkruajtur në kushtetutë si pjesë të tyre, prandaj, kanë një qëllim kushtetues, zhbërjen ekzistenciale të Kosovës republikë.

Pse ka humbur Mojo?

Misioni Evropian e ndërkombëtar që t’a afrojnë Serbinë drejtë UE-së e NATO-s është i para-dështuar, për aq kohë sa Beogradi zyrtar nuk ka pranuar e kërkuar kërkim faljen për luftërat që ka shkaktuar ndaj fqinjëve në Ballkan. Deklarimet publike të presidentit Serb Vučić, se “për ne, nuk ekziston Kosova shtet dhe se ne nuk e njohim edhe po të n’a vrisni të gjithëve”, tregon qartazi edhe karakterin ushtarak të atij formacioni parashtetëror serb më 24 Shtator, 2023. Unioni Europian ka dështuar në të paktën dy aspekte, në besimin ndaj Vučić dhe mbi leximin e saktë të situatës në terren. Më pas, për sa kohë UE-ja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës nuk i njeh dhe konsideron palët në bisedime si të barabartë, e për më tepër, kur edhe përgjegjësit kryesor të involvuar në këtë proces bisedimesh, vijnë nga shtete mos-njohëse si dhe me qëndrime kundërshtuese nga e kaluara e tyre kundrejt subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës!, atëherë, këta, e kanë të humbur legjitimitetin institucional e edhe funksional, prandaj dhe, kontributi i tyre i qenësishëm është i munguar. Dhe, është po Brukseli zyrtar që kërkon(te) me ngulm tërheqjen e forcave të sigurisë së Kosovës nga veriu (“në emër të deeskalimit”) që do t’a zbehte një nga përkufizimet për shtetin, që ka të bëj me kontrollin e territorit dhe shtrirjen e sovranitetit politik. NATO-ja përkatësisht KFOR-i, sipas Rezolutës 1244, e kishte kontrollin e sigurisë mbi gjithë Kosovën, por, pas shpalljes së mëvetësisë, Prishtina zyrtare nuk e shtriu kontrollin edhe mbi pjesën veriore të vendit për t’a rrumbullaksuar atë ‘puzzle’ që kërkon evitimin e një situate të parregullt duke krijuar dhe funksionalizuar mozaikun institucional për të prodhuar pamjen e plotë shtetërore në gjithë territorin e republikës.

Në kërkim të Mojo-s!

Njëherë e një kohë, gëzonin një reputacion ‘emisarët’ madje dikur të njohura qenë frazat – “kur emisarët sjellin porositë, politikanët i dëgjojnë e zbatojnë”. Së voni, emisarët, po bëhen të parëndësishëm në frontin diplomatik, sepse Brukseli i preferon kërcënimet dhe masat, në vend të diplomacisë. Emisarët, shpesh, kanë një ndjenjë të pazhvilluar ironie dhe e jetojnë një realitet fantazie. Në diplomaci, thelbi i çdo strategjie të suksesshme për të ecur përpara duhet të jetë theks i veçantë barabarësia e palëve për interesa të përbashkëta. Konvergjenca në interesa dhe në pabarazi të palëve, krijon gjeometri të ndryshueshme. Dhe në vend se të kërkojë “më shumë zile lopësh”, emisarët bërtasin “më shumë sanksione”, në vend të dialogimit për zgjidhje të barabarta janë përqendruar në zbulimin se si të shkaktohet dhimbje dhe si të ndërhyhet në rendin kushtetues me insistimin për Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe (“zajednica”). Emisarët nuk janë as të shkëlqyeshëm po as budallenj, por disa prej tyre akoma përjetojnë ëndrra për ish-Jugosllavinë dhe mbeten fëmijë të saj që i sundon dëshira dhe jo arsyeja. Më keq se kaq, disa nga ta janë të kotë, të pabesueshëm, mashtrues e edhe arrogantë, për shkak të lidhjeve të tyre nga e kaluara që rrëshqasin në pozicionet e tyre jombresëlënëse të cilët abuzojnë me diplomacinë sipas dëshirës dhe pa asnjë pasojë.

Fati i keq i Kosovës politike dhe qytetarëve të saj, është se kemi pasur ‘emisarë’ të cilët kanë kafshuar më tepër se sa kanë mundur të përtypin!. Fati i vendit por edhe i rajonit është marr peng, nga një lëvozhgë boshe ‘emisarësh’, që nëpërmjet situatave të krijuara ndjehen të gjallëruar, por pa Mojo.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kur atdheun e drejton ligësia njerëzore dhe tradhtia, ai doemos përfundon si perandori e krimit

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Kush ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit?!

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Askush nuk e keqpërdori emblemën e shenjtë të UÇK-së aq sa drejtuesit e OVL-së, PDK-së dhe BDI-së!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Evropës

Rama: Fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për çështjen e njohjes së Kosovës

Shkencëtarët regjistrojnë sinjale nga “zeptoversi”, bota 100 miliardë herë më e vogël se një atom

Shkencëtarët regjistrojnë sinjale nga “zeptoversi”, bota 100 miliardë herë më e vogël se një atom

Gashi takon familjen e Astrit Deharit: Ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes është obligim institucional

Gashi takon familjen e Astrit Deharit: Ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes është obligim institucional

Peshëngritësja e Kosovës e pesta në Botëror

Peshëngritësja e Kosovës e pesta në Botëror

Britania e Madhe dyfishon afatin për marrjen e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

Britania e Madhe dyfishon afatin për marrjen e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Udhëheqësit e opozitës izraelite bien dakord të mbështesin Eisenkot për kryeministër

Udhëheqësit e opozitës izraelite bien dakord të mbështesin Eisenkot për kryeministër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën