TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer fuqishëm në fokusin e mediave ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e saj në sezonin e ri të Ladies of London: The New Reign përkon me përmendjen e saj në dokumente të lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke ndërthurur rikthimin televiziv me jehonën e një çështjeje që vijon të trazojë opinionin publik.

Sipas raportimit të publikuar nga The Sun, emri i 39-vjeçares është përfshirë në dokumentet e bëra publike së fundmi, ku rikujtohet një takim i vitit 2011 me Epstein, i cili më pas u përball me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual.

Burime pranë saj shprehen se përmendja e emrit në këto dokumente ka qenë një tronditje.

“Ajo ishte shumë e re kur e takoi dhe në atë kohë nuk e dinte kush ishte ai”, citohet të ketë thënë një person i afërt.

Sipas të njëjtit burim, Beqiri ishte në fillimet e karrierës dhe kishte pranuar takimin pasi i ishin premtuar mundësi në fushën e modelingut.

“Asgjë nuk ndodhi. Ajo sot pendohet që e takoi dhe ndjen keqardhje për viktimat, duke besuar se drejtësia duhet të vihet në vend”, thuhet më tej.

Raportimet theksojnë se Epstein kishte shfaqur interes të veçantë për modelen shqiptare.

Ai i kishte propozuar një udhëtim me avion privat drejt Parisit për një sfilatë mode dhe kishte shprehur dëshirën t’i dhuronte një automjet luksoz me vlerë rreth 100 mijë paund.

Takimi i parë mes tyre thuhet se ishte zhvilluar në rezidencën e tij në Manhattan, me vlerë rreth 37 milionë paund.

Brenda vilës shtatëkatëshe, Beqiri ishte habitur nga prania e një klase të improvizuar me banka shkollore, por kishte qëndruar me shpresën për të përfituar profesionalisht.

Ky takim kishte ndodhur vetëm pak muaj pasi Epstein kishte përfunduar një dënim prej 13 muajsh burg dhe një vit arrest shtëpie, pas vendimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion.

Sipas një miku të saj, në atë periudhë Beqiri nuk kishte dijeni për dënimin e tij.

Jeta personale dhe sfidat

Misse Beqiri u bë e njohur ndërkombëtarisht edhe si bashkëshortja e ish-portierit të Manchester United, Anders Lindegaard, me të cilin u martua në vitin 2016. Nga kjo martesë ata kanë një djalë, Julian, 11 vjeç.

Më pas, ajo përjetoi një lidhje të trazuar me Jake Hall, që përfundoi përfundimisht në vitin 2021. Nga kjo marrëdhënie lindi vajza e tyre, River, 8 vjeç.

Një nga ngjarjet më të rënda në jetën e saj mbetet vrasja e vëllait, Flamur Beqiri, i cili u qëllua për vdekje jashtë banesës së tij në Battersea, në prag të Krishtlindjes 2019.

Sipas gjykatës, ai ishte i përfshirë në krim të organizuar dhe kishte konflikte me grupe rivale në Skandinavi.

Për këtë ngjarje, Anis Hemissi u dënua me burgim të përjetshëm, me minimum 35 vite.

“Një kapitull i ri”

Në prag të transmetimit të sezonit të ri të Ladies of London: The New Reign, Beqiri është shprehur optimiste.

Ajo e cilësoi si “surreal” momentin kur pa billboardin me imazhin e saj, duke theksuar se rrugëtimi i saj nuk ka qenë i lehtë.

“Jeta nuk më është dhënë në një pjatë të artë. Nuk jam perfekte, por e di vlerën time dhe jam rritur si person”, është shprehur ajo, duke falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira.

Rikthimi në ekran përfaqëson për të një mundësi të re, mes famës, polemikave dhe plagëve personale.

Megjithatë, ndërsa hap një kapitull të ri profesional, e kaluara vijon të mbetet pjesë e narrativës që e shoqëron.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Këngëtari legjendar Ibrahim Tatlises shtrohet me urgjencë në spital

Këngëtari legjendar Ibrahim Tatlises shtrohet me urgjencë në spital

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë!

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë!

Dua Lipa dhe Callum Turner planifikojnë një dasmë intime këtë verë

Dua Lipa dhe Callum Turner planifikojnë një dasmë intime këtë verë

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën