TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MMPHI paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se mbrojtja e resurseve ujore mbetet një nga prioritetet e saj strategjike, duke paralajmëruar vazhdimin e aksioneve për lirimin e pronave ujore të uzurpuara dhe largimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Përmes një reagimi publik, ministria njoftoi se ka nisur trajtimin e kërkesave të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike për lirimin e pronave ujore të uzurpuara ose të tjetërsuara në kundërshtim me ligjin.

“Për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mbrojtja e resurseve ujore përbën një prioritet strategjik kombëtar. Prandaj kemi nisur trajtimin e menjëhershëm të kërkesave për lirimin e të gjitha pronave ujore të uzurpuara apo të tjetërsuara jashtligjshëm”, thuhet në reagim.

Ministria theksoi se ky angazhim po zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës, duke veçuar aksionin e fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit. Sipas saj, me asistimin e Inspektoratit të MMPHI-së dhe Policisë së Kosovës janë rrënuar 16 objekte të ndërtuara pa leje në pronat ujore nën administrimin e N.P. “Ibër-Lepenci”.

Sipas ministrisë, të gjitha palët e përfshira në aksion janë njoftuar paraprakisht, në përputhje me procedurat ligjore.

Po ashtu, MMPHI bëri të ditur se aktualisht janë duke u shqyrtuar me prioritet rastet e uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje në zonat përreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit, të cilat janë burime kyçe të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

“Inspektorati i MMPHI-së po vijon identifikimin e plotë të shkeljeve në këto zona dhe, sapo të përfundojë ky proces, do të ndërmerren masa të menjëhershme ligjore për rikthimin e këtyre hapësirave në funksion të interesit publik”, thuhet në reagim.

Ministria shtoi se Inspektorati po vazhdon monitorimin edhe në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, duke ritheksuar përkushtimin për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e resurseve ujore e natyrore nga uzurpimet dhe ndërtimet e paligjshme.

Tags: BadovcbatllavMinistria e Mjedisit Planifikimit Hapesinor dhe InfrastrukturesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

OSBE: Kosova ka shënuar progres në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por sfidat mbeten

OSBE: Kosova ka shënuar progres në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por sfidat mbeten

​Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

​Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

​Dita e Gruas Rurale, kërkohet më shumë mbështetje për gratë fermere

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, Komisioni nuk mbështet me 1 milion euro invalidët e luftës për proteza

Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, Komisioni nuk mbështet me 1 milion euro invalidët e luftës për proteza

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën