Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin në Leposaviq, ku është gjetur një mjet i pashpërthyer nën një veturë.
Në njoftim thuhet se në nga vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues.
“Tvergjan, Leposaviq 08-09.04.2024 – 22:00-11:00. Ankuesi mashkull serb kosovar, ka raportuar se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe njësia për deminim e PK-së e cila ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit”, thuhet në raport.
Ankuesi ka deklaruar se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës.
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Sveçla: Serbia ka humbur betejën politike, i është kthyer retorikës luftënxitëse