TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mjekët pa Kufij: Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç në Gaza janë dhjetëfishuar që nga 7 tetori 2023

by teve1
1 vit ago
0
A A
Mjekët pa Kufij: Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç në Gaza janë dhjetëfishuar që nga 7 tetori 2023

Një studim i ri mbi vdekshmërinë i kryer nga Mjekët pa Kufij (MSF) sot zbuloi rritje dhjetëfish të shkallës së vdekshmërisë për fëmijët nën moshën pesë vjeç në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i luftës aktuale më 7 tetor 2023, transmeton Anadolu.

Studimi retrospektiv, i kryer nga njësia epidemiologjike e MSF-së, “Epicentre”, ka përfshirë 2.523 persona, stafin e MSF-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, midis tetorit 2023 dhe marsit 2025.

Gjetjet tregojnë se shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë në grup ishte pesë herë më e lartë se nivelet e para luftës, ndërsa për fëmijët nën pesë vjeç ishte dhjetë herë më e lartë. Për të porsalindurit nën një muaj, shkalla e vdekshmërisë është rritur gjashtëfish, duke ngritur alarmin për shkallën e vuajtjeve të civilëve.

“Dyzet e tetë për qind e njerëzve që vdiqën nga lëndimet nga shpërthimet midis familjeve të kolegëve tanë ishin fëmijë, dhe 40 për qind ishin nën dhjetë vjeç”, ka thënë Amande Bazerolle, zëvendësdrejtoreshë e departamentit të urgjencës të MSF-së.

“Fëmijët e Gazës po shkatërrohen”, ka theksuar ajo.

MSF-ja vuri në dukje se tre të katërtat e vdekjeve janë shkaktuar nga lëndime të lidhura me luftën, shumica dërrmuese nga shpërthimet.

MSF-ja gjithashtu theksoi rënien e sistemit të kujdesit shëndetësor të Gazës. Dy të tretat e atyre me sëmundje kronike kanë përjetuar ndërprerje të trajtimit.

“​​​​​​Kjo është rezultat i fushatës izraelite për të shkatërruar sistematikisht sistemin shëndetësor dhe mjetet e mbijetesës së gjithë popullsisë”, tha MSF-ja.

Organizata bamirëse mjekësore i kërkoi Izraelit të ndalojë atë që e përshkroi si një “fushatë gjenocidale”, të heqë bllokadën e ushqimit, karburantit dhe furnizimeve mjekësore dhe të lehtësojë evakuimet urgjente mjekësore – veçanërisht për fëmijët./Anadolu/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Irani vendos shtatë kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën