TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Misini paralajmëron inflacion edhe në vitin 2026, kërkon masa lehtësuese nga qeveria e ardhshme

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Misini paralajmëron inflacion edhe në vitin 2026, kërkon masa lehtësuese nga qeveria e ardhshme

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka paralajmëruar se inflacioni në Kosovë pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026, si pasojë e rritjes së pritshme të disa parametrave ekonomikë, veçanërisht çmimit të energjisë elektrike.

Misini ka theksuar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët, duke nënvizuar se qeveria e ardhshme duhet të ndërmarrë masa konkrete për të zbutur ndikimin e inflacionit.

“Në vitin 2026 pritet të ketë sërish inflacion, për shkak të disa parametrave për të cilët po diskutohet se do të rriten, siç është çmimi i energjisë, i cili në mënyrë automatike ndikon në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka renditur tri masa kryesore për zbutjen e inflacionit: mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike, mosrritjen e tatimit në pronë dhe orientimin e politikave ekonomike drejt investimeve kapitale dhe projekteve investuese që rrisin punësimin.

Sipas tij, qeveria e ardhshme duhet të përqendrohet në investime që krijojnë vende pune, pasi skemat sociale shpesh përdoren për qëllime politike, ndërsa investimet kapitale sjellin zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm.

“Sa i përket masave që duhet të marrë qeveria e ardhshme, besoj se hapi i parë duhet të jetë mosrritja e çmimit të energjisë elektrike. Po ashtu, nuk duhet të rritet tatimi në pronë, ashtu siç parashikohet sipas ligjit të miratuar vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, pasi kjo do ta rriste edhe më tej koston e jetesës. Faktori i tretë ku qeveria duhet të fokusohet është orientimi jo në skema sociale, por në investime në projekte kapitale dhe projekte investuese që rrisin punësimin, e jo në skema sociale që ndikojnë drejtpërdrejt në blerjen e votës,” ka theksuar Misini./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

5-vjeçari që u keqtrajtua nga prindërit në Kujdes Intensiv Pediatrik

Qorrolli: Synojmë fitore që na mundëson formimin e institucioneve, opozita fajtore për zgjedhjet

Qorrolli pas heqjes së masave: Dramë politike, bie si një skenografi e lodhur e opozitës

Sylvinho publikon listën në vikend

Sylvinho publikon listën në vikend

Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

Tri duele të “zjarrta” në Superligë

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve në Superligë

Qorrolli: Synojmë fitore që na mundëson formimin e institucioneve, opozita fajtore për zgjedhjet

Qorrolli pas heqjes së masave: Dramë politike, bie si një skenografi e lodhur e opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën