TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mishetiq: Nuk ka prova që lidhin Thaçin me komunikatat apo krimet e UÇK-së

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Mishetiq: Nuk ka prova që lidhin Thaçin me komunikatat apo krimet e UÇK-së

Në fazën përmbyllëse të mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë, avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, ka kundërshtuar të gjitha pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke theksuar se nuk ekzistojnë prova që e lidhin klientin e tij me krime të kryera nga anëtarë të UÇK-së.

Mishetiq foli për incidentin në Qirez më 1998, kur një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës u mbajt në ndalim për afër 48 orë. Ai deklaroi:

“Delegacioni parlamentar u mbajt në ndalim për 48 orë. Për arsye të shpjeguara, ky ndalim 48-orësh nuk mund të shkelë të drejtën ndërkombëtare themelore. Provat tregojnë se ky ndalim nuk ishte një sulm i gjerë.”

Ai shtoi se ndalimi ishte për arsye ushtarake dhe nuk kishte qëllim kriminal, duke përmendur se dëshmitë tregojnë se anëtarët e delegacionit nuk u keqtrajtuan në Qirez apo në Baicë.

Mbrojtja kundërshtoi pretendimet se Thaçi kishte dijeni ose kontribuar në përgatitjen e komunikatave të UÇK-së, duke argumentuar se ZPS ka paraqitur vetëm dy prova të dobëta: një intervistë të Rexhep Selimit dhe një pjesë të librit të Nuhi Bytyqit. Mishetiq theksoi:

“Pretendimet e Selimit nuk mund të merren parasysh për shumë arsye. Ai vetë ka pranuar se nuk kishte dijeni se kush i hartonte komunikatat dhe thjesht ka spekuluar.”

Për komunikatën 59 të UÇK-së, avokati tha se nuk ka prova që lidhin Thaçin me përgatitjen apo shpërndarjen e saj.

Sa i përket akuzave për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” dhe shpërndarje informacioni që synonte nxitjen e frikës dhe urrejtjes, Mishetiq deklaroi:

“ZPS nuk ka treguar se si deklaratat publike të z. Thaçi kanë kontribuar konkretisht në ndonjë nga krimet e paraqitura në aktakuzë. Nuk është paraqitur asnjë lidhje logjike mes fjalëve të tij dhe veprave penale që pretendohen.”

Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat për “mesazh të dyfishtë” dhe për dështim në ndarjen e informacionit me familjet e viktimave, duke vënë në dukje se takimet e përmendura nuk bien brenda periudhës së aktakuzës dhe janë jashtë juridiksionit të gjykatës.

Mbrojtja e Thaçit insiston se ZPS nuk ka arritur të provojë ekzistencën e dijenisë së tij mbi krimet e pretenduara dhe nuk ka prova të besueshme që e lidhin Thaçin me komunikatat apo deklaratat publike të UÇK-së.

“Fakti që z. Thaçi mund të ketë shprehur vlerësim për punën e mediave gjatë kohës së spastrimit etnik apo bombardimeve të NATO-s, nuk është bazë për të konkluduar se ai ka shfrytëzuar autoritetin e tij për të luftuar kundërshtarët politikë përmes krimeve,” përfundoi Mishetiq.

Tags: Gjykata Specialeish kreret e uckTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksionoi

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksionoi

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

“InfoNata” 03.04.2026

“InfoNata” 03.04.2026

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën