TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se në argumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ekzistojnë kontradikta thelbësore sa i përket pretendimeve për strukturën komanduese dhe funksionimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë fjalës së tij në procesin gjyqësor në Hagë, Mishetiq tha se Prokuroria, nga njëra anë, pretendon se UÇK-ja ka pasur një sistem tërësisht funksional komandimi, ndërsa nga ana tjetër paraqet argumente që, sipas tij, e rrëzojnë këtë tezë.

“Nga njëra anë, Prokuroria thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka pasur një sistem tërësisht funksionues të komandimit nga Shtabi i Përgjithshëm deri te zonat, mundësinë për të komunikuar mes Shtabit të Përgjithshëm dhe zonave, mundësinë për të lëshuar urdhra detyruese nga Shtabi i Përgjithshëm për anëtarët e zonave, si dhe mundësinë për të ushtruar disiplinë dhe për t’i dënuar nivelet më të ulëta në rast të moszbatimit të urdhrave”, tha ai.

Megjithatë, sipas Mishetiqit, vetë Prokuroria më pas ka deklaruar se mënyra kryesore e komunikimit të anëtarëve të ashtuquajturës “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” (NPK) ka qenë përmes komunikatave dhe deklaratave publike.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk shpjegon pse anëtarët e NPK-së nuk kanë lëshuar urdhra që etiketonin të ashtuquajturit oponentë. Ne parashtrojmë se çështja e ZPS-së nuk është konsistente dhe, në fakt, nuk ka pasur as komandë dhe kontroll, e as prova të besueshme që zonat i kanë interpretuar komunikatat si politikë për të kryer krime kundër personave të perceptuar si pengesë për kontrollin e plotë mbi Kosovën”, u shpreh ai.

Mishetiq kundërshtoi edhe pretendimin e Prokurorisë se fakti që disa zona të UÇK-së kanë krijuar ambiente ndalimi dëshmon për ekzistencën e një drejtimi të centralizuar nga Shtabi i Përgjithshëm.

“Ky argument nuk qëndron për dy arsye. Së pari, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka shpjeguar se ndalimi nga grupe shtetërore ose jo shtetërore, siç ishte UÇK-ja, është realitet në çdo konflikt dhe një pjesë e pritshme e gjendjes së luftës. Kjo është norma, jo përjashtimi. E Drejta Humanitare Ndërkombëtare mbështetet në prezumimin se të gjitha palët bëjnë ndalime. Do të kishte qenë e pazakonshme nëse komandantët e zonave nuk do t’i krijonin qendrat e tyre të ndalimit. Atyre nuk u nevojitej ta merrnin idenë nga Shtabi i Përgjithshëm për ta bërë këtë”, deklaroi Mishetiq.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa mbrojtja po paraqet argumentet e saj përfundimtare.

Tags: Gjykataish kreret e uckTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani reagon pas sulmit në Kanada: Askush nuk duhet ta përjetojë një tragjedi të tillë

Armët izraelite kanë shndërruar mijëra palestinezë në hi, thotë raporti

Armët izraelite kanë shndërruar mijëra palestinezë në hi, thotë raporti

ChatGPT bëhet aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

ChatGPT bëhet aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

Britania e Madhe dyfishon praninë ushtarake në Norvegji për t’iu kundërvënë rrezikut rus në Arktik

Britania e Madhe dyfishon praninë ushtarake në Norvegji për t’iu kundërvënë rrezikut rus në Arktik

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Sirena angleze për Muçin

Hajdari, shtylla e Hoffenheimit në mbrojtje

Hajdari, shtylla e Hoffenheimit në mbrojtje

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën