Mirlind Daku, sërish ishte protagonist në fitoren prej 1:2 që Mura e arriti ndaj skuadrës Koper.
Daku realizoi në fundit e takimit, në minutin e 95-të.
Për sulmuesin kosovar ky ishte goli i 19-të sezonal, duke përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë në ligën sllovene.
Ai u rendit pas Zan Vipotnik. Ekipi Mura, ku luan 25-vjeçari u rendit i pesti në Slloveni me 52 pikë.
Ndeshja që u luajt në stadiumin “Bonifika”, ishte e javës së fundit të ligës “Prva” në Slloveni.