TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mirëpritet blerja e dronëve “Bayraktar” nga FSK-ja

Para disa javësh u raportua se në Forcën e Sigurisë së Kosovës kanë arritur pesë dronë “Bayraktar” të prodhuar në Turqi. Nga Ministria e Mbrojtjes nuk e kanë konfirmuar këtë, duke shtuar se vazhdimisht po investojnë në ngritjen e kapaciteteve. E njohësit e fushës thonë se investime të tilla janë të mirëpritura dhe se duhet të bëhet më shumë edhe në kapacitete tjera.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mirëpritet blerja e dronëve “Bayraktar” nga FSK-ja

Foto ilustruese

Pesë dronë “Bayraktar” që prodhohen në Turqi, u raportua para disa javësh se kanë arritur në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Televizioni ka insistuar të marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes se a kanë blerë dronë të tillë, por që për shkak të konfidencialitet nuk kanë dhënë informacione.

Megjithatë nga ky dikaster thanë për mediumin se investimet në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale po bëhen në vazhdimësi.

“Duke pasur parasysh natyrën e veçantë të ushtrisë dhe konfidencialitetit, jo çdo investim në këtë drejtim është për publikun. Megjithatë mund të pohojmë se investimet që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s janë duke ndodhur në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë strategjik”, bën të ditur Liridona Gashi, këshilltare politike në Ministrinë e Mbrojtjes.

E paralajmërimet se Kosova mund të pajiset me dronë të tillë e kishte bërë edhe presidentja Vjosa Osmani e cila në shkurt të vitit që lam pas realizoi një vizitë në fabrikën e prodhimit në Turqi.

E anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, vlerëson se janë të mirëseardhura blerje të tilla dhe se janë të domosdoshme për FSK-në.

Sipas tij, marrë parasysh situatën e sigurisë në rajon, duhet investuar më shumë edhe në kapacitete tjera ushtarake.

Kurse njohësi i çështjeve të sigurisë thotë se pajisja me armatime ushtarake të sofistikuara janë pjesë e Planit të Tranzicionit të FSK-së.

Buxheti për FSK-në këtë vit është më i larti ndonjëherë, ku janë ndarë gjithsej 100 milionë euro.

Kronika e realizuar nga gazetari Lindrit Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën