TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mirëpritet avancimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kryesuesi i delegacionit kosovar, Driton Hyseni tha për tëvë1 se në këtë vendim ka ndikuar edhe sanksionimi i Rusisë nga Kosova. Derisa edhe njohësit e fushës thonë se një vendim i tillë është i rëndësishëm për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s.

nga Lindrit Zejnullahu
1 vit më parë
0
A A
Mirëpritet avancimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Nga vëzhgues, në anëtar të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ky është avancimi i statusit të Kosovës në këtë Asamble që u bë i ditur javën e kaluar.

Deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO, ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble.

Këtë lajm e ka mirëpritur kryesuesi i delegacionit Kosovar, Driton Hyseni, i cili tregoi se cilët faktorë ndikuan në këtë avancim.

“Mendoj që edhe pozicionimi i Kosovës krah për krah me vendet anëtare të NATO-s në sanksionimin e Rusisë për shkak të konfliktit dhe agresionit të tmerrshëm ndaj Ukrainës, ka bërë të krijojë një momentum tjetër dhe që të gjitha vendet e NATOs ta kenë të qartë se Republika e Kosovës shtyn përpara vetëm ato vlera që përqafohen nga NATO, promovohen nga NATO dhe ne do të operojmë krahas këtyre vlerave”, ka deklaruar ai.

Derisa shprehet optimist se edhe vendet mosnjohëse brenda Aleancës veriatlantike, do ta përkrahin rrugëtimin e Kosovës.

“Unë mendoj se ne do të vijë  momenti kur do të hasim mirëkuptimin nga shtetet mosnjohëse, pse jo edhe njohjen nga ana e tyre. Por patjetër me ndihmën e aleatëve tanë SHBA, Mbretërisë së Bashkuar por edhe vendeve të BE-së të cilat edhe në datën 24 dhanë kontributin e veçantë për avancimin e statusit të delegacionit tonë në kuadër të Asamblesë Parlamentare, ne si vend të kemi mundësi që të kemi një dakordim edhe të shteteve mosnjohëse se sa i takon nevojës për të qenë NATO-ja më e fortë.”

Kurse, koloneli në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hysen Gecaj thotë se ky është një hap i vogël por i rëndësishëm drejt NATO-s.

“Nato-ja në situata të ndryshme gjithmonë ka vepruar në këtë mënyrë edhe me shtete të ndryshme. Kemi rastin e Greqisë dhe Turqisë, kur me një procedurë të shpejtë janë pranuar në NATO. Dmth vet situatat që krijohen të sigurisë në Evropë i imponojnë disa veprime dhe përshpejtime të anëtarësimit të shteteve që nuk janë pjesë e NATO-s”.

Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

FSK-ja me aksion humanitar për dhurim vullnetar të gjakut

FSK-ja me aksion humanitar për dhurim vullnetar të gjakut

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dërgohen në mbajte dy të dyshuarit për therje me thikë të një personi në Klinë

IKD publikon raportin e ndikimit të bashkimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me Ministrinë e Financave

IKD publikon raportin e ndikimit të bashkimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me Ministrinë e Financave

OKB raporton rritje të sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

OKB raporton rritje të sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Liderët turq nderojnë sakrificën e popullit në përvjetorin e përpjekjes për grusht shtet në Turqi

Liderët turq nderojnë sakrificën e popullit në përvjetorin e përpjekjes për grusht shtet në Turqi

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

FSK-ja me aksion humanitar për dhurim vullnetar të gjakut

FSK-ja me aksion humanitar për dhurim vullnetar të gjakut

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dërgohen në mbajte dy të dyshuarit për therje me thikë të një personi në Klinë

IKD publikon raportin e ndikimit të bashkimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me Ministrinë e Financave

IKD publikon raportin e ndikimit të bashkimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me Ministrinë e Financave

“Nevoja urgjente e konsolidimit të institucioneve”, temë diskutimi në takimin Haradinaj- Pierce

“Nevoja urgjente e konsolidimit të institucioneve”, temë diskutimi në takimin Haradinaj- Pierce

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X