TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohet projektligji për vendosjen e çmimit tavan për produktet themelore

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Miratohet projektligji për vendosjen e çmimit tavan për produktet themelore

Projektligji u miratua me 63 vota për, raporton teve1.info.

Kuvendi i Kosovës e miratoi edhe mocionin për procedimin e këtij projektligji dhe Projektligjit për mbështetjen e punëve publike me procedurë të përshpejtuar.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi miratimin në lexim të dytë të këtyre ligjeve të hënën, më 31 tetor 2022, kalimin nëpër komisione përkatëse dhe hyrjen në fuqi të tij më datën 11 nëntor 2022.

Një mocion të tillë e përkrahën të gjithë deputetët e pozitës, me 63 vota, derisa opozita nuk mori pjesë fare në votim.

Projektligj  për çmimet e produkteve themelore u miratua pasi tri herë më parë kishte dështuar.

Qeveria e ka arsyetuar këtë projektligj me rritjen e çmimeve dhe dyshimeve për abuzim për disa nga produktet esenciale.

Nga ana tjetër opozita ka kundërshtuar projektligjin duke thënë se cenon ekonominë e tregut të lirë.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se produktet të cilat do kenë çmim tavan janë drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, si dhe lëndët e drurit për djegie.

Deputetët kanë miratuar edhe projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës ku votuan 63 deputetë, dhe  projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për noterinë. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën