Pas disa tentimesh, ligjvënësit para vetes kishin sërish Projektligjin për Pagën Minimale.
Kërkesë që ajo të tërhiqet nga pikat e rendit të ditës, pati në fillim të seancës.
Megjithatë, kjo nuk u realizua.
E as debati për këtë projektligj nuk u pa e nevojshme.
Gjatë kohës sa deputetët mund ta hidhnin votën e tyre, deputetët opozitarë dhanë cilësime për ata që morën pjesë në votim.
E kokulur qëndronte shefi i ekzekutivit, derisa numëroheshin votat.
Dritën e gjelbër, projektligjit që e rrit pagën minimale në shifrën prej 264 euro, por që le jashtë saj kategoritë e dala nga lufta, ia dhanë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.
Kuvendi e miratoi në parim edhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore dhe atë për Provimin e Jurisprudencës.
Raporti i gazetares Florijeta Dernjani.