Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
81 deputetët votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se ky është një veprim i rëndësishme drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe luftimit të pasurisë së pajustifikueshme.
“Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë”, ka shkruar ajo.







