TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohet dërgimi i FSK-së në Gaza, mbetet vetëm njohja me terenin nga ushtarakët që do të operojnë atje

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje ka miratuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Gaza. Një nga anëtarët e këtij Komisioni ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë mision. Derisa ish-ushtarakë tregojnë se tashmë mbetet vetëm njohja me terenin që do të operojnë ushtarakët.

by Lindrit Zejnullahu
5 muaj ago
1 0
A A

Tashmë është dhënë drita e gjelbër për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin në Gaza.

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje ka miratuar këtë duke e shtuar në rend dite në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, ku pritet për miratim.

Anëtari i këtij Komisioni, Enver Dugolli vlerëson se është historike për ushtrinë e Kosovës të marrë pjesë në këso operacionesh.

“Me këtë i hapet rrugë një zhvillimi jashtëzakonisht të rëndësishëm edhe për shtetin e Kosovës, por sidomos për FSK-në e cila po merr pjesë për herë të parë me një mision të tillë pra të paqbërjes sepse misione humanitare ka pasë edhe në të kaluarën por ky është mision krejtësisht tjetër dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur”, ka thënë Dugolli.

Përpos hapave ligjorë, ai tregon se janë bërë edhe ushtrimet e përgatitjet e nevojshme paraprake.

“Trajnimet kanë ndodhmë tashmë kanë përfundu sepse FSK ka zhvillu trajnime edhe në faza përgatitore për misione të tilla dhe pjesëtarët e FSK-së janë më të trajnuar, të gjitha planifikimet edhe operative edhe logjistike në bashkëpunim me aleatët tanë sidomos me SHBA janë përfundu”, ka thënë tutje Dugolli.

E ish-atasheu ushtarak në Gjermani, Xhavit Sadrijaj thotë se ushtria është e gatshme dhe e trajnuar vazhdimisht për këso misionesh.

“Asnjë dilemë tjetër nuk ekziston aty pos përgatitjeve teknike dhe ato logjistike për të marrë pjesë në këtë mision dhe jam shumë i bindur se do të jetë ndër forcat më të suksesshme në rajon sepse kemi përvoja ose ka FSK-ja përvoja të mëdha në këtë drejtim, ka marrë pjesë, është trajnuar mjaft dhe ka përvoja të mëdha në bashkëpunim ndërkombëtar me ushtritë tjera, kështu që nuk është diçka e re dhe e papritur për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Sadrijaj.

Sipas tij, aktualisht duhet vetëm njohja paraprake me terenin ku do të shërbejnë ushtarakët.

“Vetëm njohja me terenin që mund të bëhet përmes hartave, përmes mundësive tjera teknologjike që tashmë ekzistojnë ato ndoshta më herët është dashtë të vizitohet drejtpërdrejt vendi i ngjarjes por tash nuk është i domosdoshëm sepse ekzistojnë mundësi tjera teknologjike, plus tjerash kjo bëhet në bashkëpunim me forcat tjera ndërkombëtare dhe udhëheqësit e këtij misioni sigurisht se do të takohen në nivelin më të lartë edhe vendor dhe ndërkombëtar për t’i marrë direktivat konkrete me këtë detyrë dhe të jenë sa më të gatshëm, të përgatitur për kryerjen e detyrës”, ka theksuar Sadrijaj.

Kosova është në mesin e pesë shteteve që janë zotuar për angazhim në këtë mision me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi: BIK-u ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së

Ibishi: BIK-u ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së

Ibishi: Në LDK s’dihet kush është kryetar, Abdixhiku apo Osmani – lidership i dobët

Ibishi: Në LDK s’dihet kush është kryetar, Abdixhiku apo Osmani – lidership i dobët

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për marrje me bixhoz, sekuestrohen mbi 41 mijë euro

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë

“InfoNata” 03.09.2026

“InfoNata” 03.09.2026

Kosova e merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova e merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Shkruhet historia”, Kosova sonte merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Shkruhet historia”, Kosova sonte merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën