Mira Murati, drejtoresha shqiptare e Teknologjisë në kompaninë OpenAl bën të ditur se aplikacionin e ChatGPT-së tani mund ta shkarkojnë përdoruesit shqiptarë të iOS.
Përmes një postimi në Twitter, ajo theksoi se kjo vlen edhe për shtetet si Kroacia, Franca e Gjermania, përcjell teve1.info
Në të njëjtën kohë, Murati paralajmëroi edhe disa risi të tjera.
ChatGPT app for iOS now in 🇦🇱🇭🇷🇫🇷🇩🇪🇮🇪🇯🇲🇰🇷🇳🇿🇳🇮🇳🇬🇬🇧 and more to come soon!
— Mira Murati (@miramurati) May 24, 2023