TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ministrja gjermane thotë se G7 duhet t’i “përgjigjet” sulmit të Iranit

nga tëvë1
18 Prill, 2024
0
A A
Ministrja gjermane thotë se G7 duhet t’i “përgjigjet” sulmit të Iranit

Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’i përgjigjet sulmit të Iranit kundër Izraelit, ka thënë të enjten ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Baerbock theksoi se ajo dhe homologët e saj janë duke biseduar për masat e mundshme kundër Iranit gjatë një takimi në Itali.

“Ne po bisedojmë për masa shtesë këtu në G7, sepse, natyrisht se duhet patjetër të ketë përgjigje ndaj këtij incidenti të paparë”, tha Baerbock.

Megjithatë, ajo shtoi se “nuk duhet assesi të ketë përshkallëzim të mëtejmë në rajon; i cili do të ishte fatal për popullsinë e tij”.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi të enjten se përshkallëzimi i tensioneve si pasojë e luftës në Rripin e Gazës dhe sulmit të Iranit kundër Izraelit, mund të çojnë drejt një “konflikti të përgjithshëm rajonal”.

Guterres tha se lufta e Izraelit në Gazë e ka krijuar një “skenë ferri humanitar” për njerëzit e ngecur atje.

Ai tha se llogaritjet e gabuara apo moskomunikimi i duhur “mund të çojnë drejt të konflikti të plotë dhe të papërfytyrueshëm rajonal”.

Irani tha se e kreu sulmin e 13 prillit kundër Izraelit si hakmarrje për sulmin e dyshuar izraelit ndaj një konsullate iraniane në Siri më 1 prill.

Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, pa treguar se si dhe kur.

Irani ka thënë se cilëson këtë çështje të mbyllur, por ka paralajmëruar se, në rast të hakmarrjes “qoftë edhe më të voglën” në territorin iranian, përgjigja e tij do të ishte “e jashtëzakonshme dhe e ashpër”./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Sulmet e Izraelit në Gaza, mbi 1 mijë persona të vrarë

Në 24 orët e fundit në Gaza u vranë 79 persona

Begaj: ShBA e pazëvendësueshme në zhvillimin e rajonit

Begaj: ShBA e pazëvendësueshme në zhvillimin e rajonit

Presidenti turk takohet me homologun sirian në Stamboll

Presidenti turk takohet me homologun sirian në Stamboll

Kryeziu-Hyseni: Opozita problemin e kanë diku tjetër dhe jo tek Haxhiu

Kryeziu-Hyseni: Opozita problemin e kanë diku tjetër dhe jo tek Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Kadrijaj: S’po presim asnjë ndryshim

Deputetja e AAK-së, Kadrijaj: S’po presim asnjë ndryshim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bahtiri: Nuk jemi bllokues

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bahtiri: Nuk jemi bllokues

Speciale – Mblidhen deputetët, tentohet sërish Konstituimi i Kuvendit 25.05.2025

Speciale – Mblidhen deputetët, tentohet sërish Konstituimi i Kuvendit 25.05.2025

Haaretz: Izraeli sulmoi 10 spitale dhe klinika në Gaza brenda një jave

Haaretz: Izraeli sulmoi 10 spitale dhe klinika në Gaza brenda një jave

Burri rrah vajzën dhe gruan në Suharekë

Burri rrah vajzën dhe gruan në Suharekë

Vdes një person në vendin e punës në Drenas, policia nis hetimet

Një polic në Mitrovicë kërcënohet në serbisht përmes rrjeteve sociale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X