TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria thotë se nuk arritën ta realizonin subvencionimin për rrymë për çështje teknike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ministria thotë se nuk arritën ta realizonin subvencionimin për rrymë për çështje teknike

Qytetarët e Kosovës mund të përballen sërish me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Për shkak të mos-disbursimit të 90 milionë eurove të zotuara nga Qeveria, Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO), ka thënë se po operon nën kosto. Për rrjedhojë ka dorëzuar Aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale.

E shumë shpejt në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë do të dërgohet edhe një kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

“Ne nuk kemi pranuar subvencionin nga Qeveria, dmth është fjala për 90 milionë euro, për këtë arsye ne kemi tejkalu 5 % e shpenzimeve. Për këtë arsye kemi kërkuar shqyrtim të jashtëzakonshëm në ZRRE. Faktikisht ne fillimisht kemi kërkuar për të hyra maksimale të lejuara e ditëve në vijim do të aplikojmë për shqyrtim të tarifave”, thotë zëdhënsja e KEDS-it, Margarita Rashiti.

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i kanë treguar televizionit se deri në çfarë mase mund të ketë shtrenjtim të energjisë, por kanë konfirmuar që janë duke shqyrtuar aplikimin e KESCO-s.

Ndërsa gjatë ditës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se arsye e mos-disbursimit të subvencionit është pamundësia e gjetjes së një zgjidhjeje teknike-operacionale. Megjithatë, ajo ka premtuar se kjo punë do të kryhet shpejt.

“Deri tani kemi qenë duke punuar me disa pauza në gjetjen e zgjidhjeve teknike operacionale për ta realizuar subvencionin, javën e kaluar kemi marrë kërkesën nga ana e ZRrE-së konfirmimin se kalkulimet që janë bërë nga ana e furnizuesit të shërbimit universal janë të sakta dhe kemi marrë kërkesën për pagesë, jemi në konsultim edhe me sekretariatin e komitetit të energjisë dhe USAID-in, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike për mënyrën e realizimit të marrëveshjes. Është diçka në të cilën jemi duke punuar intensivisht dhe besojmë që do të ndodh shumë shpejt”, ka thënë Rizvanolli.

Rizvanolli bëri thirrje që të kursehet energjia elektrike.

Pro idesë së kursimit është edhe njohësi i çështjeve të energjisë, Vezir Rexhepi. Mirëpo për të, çmimi i lartë i energjisë në tregjet ndërkombëtare e bën të pashmangshëm ngritjen e çmimit të saj për konsumatorët në Kosovë.

“Është e pamundur të operohet me këto çmime sidomos periudhës së dimrit kur na nevojitet importi. Pra të bëhet një import me një çmim psh mesatar 300 ose 400 dhe të mbulohet psh ky çmim nga KESCO psh të furnizohet konsumatori pa rritje të çmimit të energjisë, është vërtet i pamundur”, thotë Rexhepi.

Ndryshe e ftuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e energjisë, ministrja Rizvanolli para disa ditës ka thënë se për subvencionim të energjisë deri në këtë pikë të vitit janë shpenzuar afro 23 milionë euro.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

Banorët e Lupçit i gëzohen kanalit të ujitjes

Banorët e Lupçit i gëzohen kanalit të ujitjes

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE apelon për bashkëpunim rajonal pas tensioneve mes Serbisë e Malit të Zi

Plani hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” i gatshëm për shqyrtim publik

Plani hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” i gatshëm për shqyrtim publik

“InfoNata” 04.06.2026

“InfoNata” 04.06.2026

Çfarë qëllimesh kishte grupi që u dëbua nga Mali i Zi në Serbi?

Çfarë qëllimesh kishte grupi që u dëbua nga Mali i Zi në Serbi?

Krasniqi: Kalimi i pragut nuk është problem, synojmë dyshim të deputetëve

Krasniqi: Kalimi i pragut nuk është problem, synojmë dyshim të deputetëve

Xani: LDK nuk synon me fitua gjithçka vet, një mendësi e tillë po na dërgon në bllokada

Xani: LDK nuk synon me fitua gjithçka vet, një mendësi e tillë po na dërgon në bllokada

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

FC Prishtina prezanton Malësor Gjonbalajn, por ai do të udhëheq Këshillin Profesional

FC Prishtina prezanton Malësor Gjonbalajn, por ai do të udhëheq Këshillin Profesional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën