TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria serbe e Mbrojtjes kërkon që vetëm KFOR-i ta ruajë kufirin e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Situata në Leposaviq e qetë, protestuesit vendosin çadra e lëshojnë muzikë serbe

Foto ilustruese

Serbia insiston që vetëm pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, të dislokohen në kufi, në anën e Kosovës.

Kështu u tha pas takimit që ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, zhvilloi më 25 tetor me homologun e tij turk, Jashar Guler.

Turqia ka marrë komandën e KFOR-it në tetor.

“Ne fuqishëm inkurajojmë një komunikim të drejtpërdrejtë mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe komandantit të KFOR-it dhe ne insistojmë që vetëm pjesëtarët e KFOR-it të jenë të pranishëm përgjatë vijës administrative nga ana e ‘Kosovës dhe Metohisë’. Po ashtu të vazhdojnë patrullimet e përbashkëta të pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe me ata të KFOR-it përgjatë vijës administrative”, tha Vuçeviq.

Serbia, që nuk e njeh Kosovën, e quan vijë administrative vijën kufitare me Kosovën.

Kufiri i Kosovës me Serbinë ruhet nga Policia Kufitare e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it.

Vuçeviq tha se siguria në Kosovë “ishte tema kryesore e bisedës” me homologun e tij turk.

“Ne jemi të inkurajuar nga garancitë që morëm nga zoti Guler lidhur me sigurinë e komunitetit serb”, shtoi ai.

Sipas njoftimit, Vuçeviq ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se serbët në Kosovë “nuk kanë problem me praninë e pjesëtarëve të KFOR-it dhe prania e tyre ulë tensionet dhe çon drejt shtensionimit”.

Gjatë takimit me ministrin turk, Vuçeviq po ashtu ka folur për armatosjen e FSK-së nga Turqia.

“Jam i kënaqur, nuk them me premtimet apo garancitë, por me mesazhet që morëm nga Guleri lidhur me armatosjen e FSK-së”, tha Vuçeviq.

Ndërkaq, Guler tha se Turqia mbështet paqen, stabilitetin dhe pjesëmarrjen e shteteve të Ballkanit në organizata ndërkombëtare, por edhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Turqia vlerëson se dialogu është mënyra e vetme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Shteti ynë, që ka marrë komandën e KFOR-it, do të vazhdojë t’i japë prioritet stabilitetit, sigurisë dhe rendit”, tha Guler. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën