TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministria: Rritja e buxhetit për FSK-në mundëson blerjen e armatimit

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Ministria: Rritja e buxhetit për FSK-në mundëson blerjen e armatimit

Ministria e Mbrojtjes e ka mirëpritur vendimin për rritjen e buxhetit që është miratuar nga Qeveria. Në një përgjigje për tëvë1, nga ky dikaster thonë se rritja e tillë do të përdoret për ndërtimin e kapaciteteve të flotës ajrore.

Me miratimin e Qeverisë së Kosovës, buxheti për vitin 2025 në fushën e mbrojtjes do të shënojë ngritje.

Sipas ndarjes, Ministria e Mbrojtjes pritet që të ketë një buxhet prej 208 milionë euro e që një rritje e tillë po mirëpritet nga vetë ky institucion.

Në një përgjigje për tëvë1, nga ky dikaster thonë se buxheti do të jetë 36 për qind më i lartë dhe mundësitë për investime do të jenë më të mëdha.

“Krahas investimit në infrastrukturën kritike sipas nevojave logjistike dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, sigurisht investimet në blerjen e sistemeve të armatimeve do të vazhdojnë. Deri më tani gjatë katër viteve është investuar në prokurimin e armatimeve mbi 268 milionë euro, ndërsa gjatë vitit 2025 pritet që investimi të jetë i fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve të flotës ajrore në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe kërkesat e FSK-së”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

E koloneli në pension i FSK-së, Hysen Gecaj thotë se është i domosdoshëm rritja e buxhetit por që janë të pamjaftueshme, krahas nevojës që ka ushtria e vendit.

“Krizat globale po shkojnë duke u ashpërsuar kudo në botë dhe kjo nuk e lë jashtë saj as Kosovën. Prandaj edhe Kosova duhet në këtë aspekt të mendojë dhe shikojë cilat janë nevojat e saj dhe në përputhje me këtë ta rrisë edhe buxhetin e saj dhe mund të themi se kjo rritje nuk është ajo që do donim në fakt për shkak se këto nevoja  tani janë të shtuara”, ka thwnw koloneli nw pension i FSK-së, Hysen Gecaj.

Kurse njohësi i çështjeve të sigurisë, vlerëson se krahas ngritjes operacionale, fokus të veçantë duhet dhënë edhe ngritjes së burimeve njerëzore.

“Të cilët aftësohen për të përdorur atë armatim pastaj duhet që të bëhet furnizimi. Mirëpo, paraprakisht duhet që edhe të ketë jo vetëm ushtria jonë por çdo ushtri duhet të ketë doktrina të qarta se çfarë synon dhe në kuadër të këtyre doktrinave aftësohet personeli dhe pajiset me pajisjet e nevojshme”, tha njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi.

Partia në pushtet e ka paraqitur këtë si sukses të saj, duke thënë se për pesë vitet e fundit ka pasur një rritje në mënyrë eksponenciale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën