Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që gjenden në Izrael, t’i ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e sigurisë të bëra publike nga maturitetet lokale.
Nga kjo ministri kanë thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën e Shqipërisë dhe me qytetarët në Izrael.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si dhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Izrael. Ne ju nxisim të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e sigurisë të bëra publike së fundmi nga autoritetet lokale. Për çdo nevojë të mundshme kontaktoni në telefon dhe ËhatsApp në numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: 📲+972 54-904-2813 dhe 📲+972 54-480-6601”, thuhet në reagim.