TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Drejtësisë diskuton me delegacionin britanik konfiskimin e pasurisë pa dënim penal

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Ministria e Drejtësisë diskuton me delegacionin britanik konfiskimin e pasurisë pa dënim penal

Konfiskimi i pasurisë pa dënim penal (non-conviction based confiscation) dhe roli i ardhshëm i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme kanë qenë në fokus të një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarëve nga Mbretëria e Bashkuar.

Në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ridvan Hoti, dhe Drejtori i Departamentit Ligjor, Lulzim Beqiri.

Nga pala britanike ishin të pranishëm Jaz Craston, Koordinatore për Krimin e Rëndë dhe të Organizuar, Christopher Toyn, përfaqësues për çështjet e financave të paligjshme dhe kundër korrupsionit për vendet e rajonit, si dhe Altina Besimi, Zyrtare për Zbatimin e Politikave në Ambasadën Britanike në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë prezantuan zhvillimet në kuadrin ligjor në këtë fushë, përfshirë procesin e hartimit të projektligjit përkatës dhe çështjet që lidhen me funksionalizimin e ardhshëm të Byrosë.

Gjatë takimit u diskutua veçanërisht raporti ndërmjet konfiskimit civil dhe procedurave penale, roli i gjykatave në vendimmarrjen për konfiskim dhe standardi i provës.

Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional, hetimet financiare dhe gjurmimin e pasurisë.

Palët shkëmbyen pikëpamje edhe për përvojën e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e konfiskimit të pasurisë pa dënim penal, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së mëtejshme profesionale në procesin e funksionalizimit të këtij mekanizmi në Kosovë.

Takimi vjen në kuadër të diskutimeve për zhvillimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuuat në rezistencën paqësore, në UÇK dhe në shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuuat në rezistencën paqësore, në UÇK dhe në shtetndërtim

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuuat në rezistencën paqësore, në UÇK dhe në shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuuat në rezistencën paqësore, në UÇK dhe në shtetndërtim

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

“Let’s Do It Kosova” pastron mbeturinat, por banorët nuk i bashkohen aksionit

“Let’s Do It Kosova” pastron mbeturinat, por banorët nuk i bashkohen aksionit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën