TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ministria e Drejtësisë akuzon Kushtetuesen për neglizhencë

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Dorëheqjet në ministri konsiderohen se lidhen me performancat e tyre

Vettingu në sistemin e drejtësisë dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, janë top-prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ka ripërsëristur këshilltari i ministres Albulena Haxhiu, Genc Nimoni. E për t’i jetësuar këto, sipas tij, pengesë po bëhet Gjykata Kushtetuese pasi këto raste nuk po i trajton me prioritet.

Vonesat për këshilltarin e Haxhiut janë të papranueshme, teksa ka bërë thirrje këtij institucioni që të bashkëpunojë me këtë dikaster për reformim të sistemit të drejtësisë.

“Vettingu e dini që ka qenë një ndër top-prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe më thënë të drejtën ne ashtu e kemi konsideruar qysh nga dita e parë. Si rezultat mund të konsideroj që është finalizimi i amendamenteve kushtetuese, të cilat tashmë janë në Gjykatë Kushtuese. Fatkeqësisht janë mbi 6 muaj që Gjykata Kushtetuese i ka në sirtar këto amendamente kushtetuese. Ju e dini se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka dërguar ato në Gjykatë për me e pa nëse janë në përputhje me kapitullin 2 apo siç e quajmë, nëse këto amendamente pakësojnë të drejtat e njeriut. Po besoj që shumë shpejt do të duhej me dal një vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje dhe kjo i hap rrugë tutje edhe finalizimit të projektligjit edhe themelimit të mekanizmit të jashtëm siç është parapa për vettingun e niveleve të larta dhe përfundimin e këtij procesi”, u shpreh tutje Nimoni.

Krahas vettingut, Nimoni ka deklaruar se janë në pritje të Kushtetueses edhe për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar. Thotë se ky Projektligj është bërë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Në shkurt të këtij viti ka qenë miratimi final i projektligjit. Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar është bërë një përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne kemi dy opinione të Komisionit të Venecias dhe kemi integruar të gjitha rekomandimet e tyre dhe është në përputhje me ato standarde, pasi është miratuar në Kuvend. Nëse nuk gaboj deputetët e Partisë Demokratike e kanë dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, e kanë dërguar në fillim të muajit mars dhe tashmë kemi më shumë se gjashtë muaj që dhe ky projektligj është për trajtim në Gjykatën Kushtetuese edhe këtu jemi në pritje”, ka deklaruar Nimoni.

Vonesat në shqyrtimin e lëndëve nga Gjykata Kushtetuese, Nimoni i quan neglizhencë të këtij institucioni.

“Ka qenë një maratonë e formimit në këtë sistem ato u dërguan nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe ishte një pritje maratonike, më shumë se 9 muaj deri sa Gjykata Kushtetuese vendosi për atë reformim, e shpalli të pavlefshëm ligjin në tërësi. Ne kemi tash arsyet dhe përshtypjet tona, ajo që është faktike është që mori kohë më shumë se 9 muaj që ta trajtonin një projektligj disa faqesh dhe për ne natyrisht se është neglizhencë. Nuk do të hyj aty a është e qëllimshme a bëhet nga interesat e klane apo individëve të caktuar”, u shpreh Nimoni për EO.

Nimoni ka kërkuar nga institucioni më i lartë në vend që të ketë bashkëpunim me MD-në, pasi thotë se nuk do të ndalen deri në reformimin e sistemit të drejtësisë.

“… Gjykata Kushtetuese si institucion i veçantë do duhej ta kenë është një bashkëpunim, kooperim dhe në fund një rezultat të përbashkët në reformimin e sistemit të drejtësisë, gjithmonë me interes të vetë sistemit dhe të shërbimit për qytetarët, ne jemi duke u munduar me e bë atë dhe do ta bëjmë, sepse kemi edhe vullnetin edhe gatishmërinë por edhe përkushtimin serioz dhe nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë me reformimin ashtu siç jemi zotu edhe para qytetarëve por edhe siç kemi vendos në objektivat tona”, ka thënë Nimoni.

Tags: Albulena HaxhiuGjykata KushtetueseMinistria e Drejtesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X