Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se me këtë marrëveshje synohet përmirësimi i cilësisë së arsimit të fëmijëve me dëmtime në dëgjim.
“Marrëveshja ka për qëllim implementimin e rekomandimeve të dala nga Udhëzuesi për edukimin gjithëpërfshirës, bilingualizmin dhe gjuhën e shenjave për fëmijët me dëmtime në dëgjim. Si Ministri kemi ndërmarrë disa veprime për të siguruar kushte dhe mundësi që secili fëmijë me nevoja të veçanta të ketë qasje në arsim”, shkroi ajo.
Teksa tha se bashkë me Shoqatën dhe komunitetin do të angazhohen fuqishëm që të kalojnë të gjitha sfidat dhe vështirësitë në mënyrë që fëmijët e shurdhër të kenë mundësi të arsimohen../teve1.info./