TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministri Sveçla: Hetime të plota për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan – askush nuk është mbi ligjin

by TËVË 1
7 muaj ago
2
A A
Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Basnjskë

Pas vdekjes së dyshimtë të një 27-vjeçari në Lipjan, për të cilin janë arrestuar pesë zyrtarë policorë nën dyshimet për “vrasje nga pakujdesia”, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, duke theksuar se është thellësisht i prekur nga kjo ngjarje dhe se kërkon hetim të plotë dhe të paanshëm për zbardhjen e rrethanave.

“Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan. Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka bërë të ditur se hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe në koordinim të plotë me të gjitha institucionet përkatëse.

“Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”, tha ai.

Në emër të tij dhe të institucionit që drejton, ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerit, duke kërkuar që e vërteta të dalë në dritë sa më parë.

“Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar,” ka deklaruar Sveçla.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se pesë policë janë arrestuar dhe ndodhen në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Autopsia e viktimës ende nuk është dorëzuar familjes.

Tags: Teve1Xhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kurti pret me ceremoni shtetërore Ramën

Kurti pret me ceremoni shtetërore Ramën

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për tentim vrasje

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën