I pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi është operuar mbrëmë në klinikën e kirurgjisë abdominale.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, nga apendiciti”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Ky intervenim u bë pas problemeve shëndetësore nga zorra qorre.
Pas intervenimit ministri Latifi është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv.
Kjo pasi kushtet janë më të mira.
Tëvë1 mëson Intervenimi Kirurgjik është kryer nga kirurgu Enver Fekaj, si dhe nga ekipi kujdestar.
Raporti i gazetares Lendrina Kodrolli.