TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ministri ​Krasniqi premton shtim të buxhetit për komunat

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Krasniqi: Tre milionë euro për ndërtimin e shtëpive për qytetarët nga komunitetet në vitin 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka premtuar më shumë transparencë komunale dhe shtim të buxhetit për komunat në katër vitet e ardhshme, derisa theksoi se për herë të parë performanca do të bëhet përmes ligjit.

Këtë zotim Krasniqi e bëri para deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin e Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021’’.

Reklamë

Ministri Krasniqi tha se tashmë janë në procesin e hartimit të akteve nënligjore dhe të dokumenteve të tjera të cilat do të hartohen bazuar në konkluzionet e rekomandimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA). Derisa shtoi se performanca komunale është një ndër shtyllat kryesore të kësaj ministrie.

“Me mandatin tim kemi marrë disa hapa të cilët kanë qenë të rëndësishëm për funksionalizimin e skemës së grantit së performancës komunale… Do të jetë viti i parë në të cilin do të kemi indikator të rishikuar dhe do të jetë viti i parë në të cilin performanca e komunave do të bëhet përmes ligjit dhe jo përmes rregullores së vjetur. Po ashtu vitin që lamë pas është viti parë që është bërë vizita në terren te komunat përfituese dhe ku janë verifikuar të dhënat të cilat komuna i ka vendosur në sistemin e performancës komunale…Tashmë jemi në procesin e hartimit të akteve nënligjore dhe të dokumenteve të tjera të cilat do të hartohen bazuar në konkluzionet e rekomandimit të ZKA-së. Ky sistem do të shërbej edhe si një platformë e rëndësishme e të dhënave për qytetarët mbi transparencën në përgjithësi… Përformanca komunale është një ndër shtyllat kryesore të kësaj ministrie…Me ligjin e ri të gjitha komunat janë të obliguara të raportojnë për performancen e tyre”, theksoi Krasniqi, shkruan KP.

Ai potencoi po ashtu se për katër vitet e ardhshme janë mbi 30 milionë euro për mbështetjen e komunave.

“Për katër vitet e ardhshme janë mbi 30 milionë euro, prej tyre 15 milionë euro të jenë bashkë financuara nga qeveria dhe 15 milionë euro nga donatorët, i cili do të jetë një fond solid, për mbështetjen e komunave. Këtë vit i kemi gjashtë komuna përfituese të cilat janë, Gjakova, Klina, Drenasi, Lipjani, Obiliqi dhe Vitia, mirëpo së shpejti do të bëhet publike renditja e komunave për pjesën e buxhetit. Të gjitha komunat kanë qenë bashkëpunuese, një verifikim në terren i cili është bërë bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale, përjashtim komuna e Vitisë”, shtoi Krasniqi.

Deputetja, Mirlinda Tishukaj-Sadiku nga radhët e Vetëvendosjes, e cila prezantoi të gjeturat e auditimit tha se është e pa pranueshme mos prezenca e zyrtarëve të Asociacionit të Komunave, pasi që sipas saj do duhej të ishin prezentë.

“Është e pa pranueshme mos prezenca e përfaqësuesit të Asociacionit të Komunave, ata do duhej të ishin këtu, sepse edhe mostra e përzgjedhur nga zyra kombëtare e auditimit për ta trajtuar këtë çështje ka të bëjë pikërisht me komunat…Auditimi ka konkloduar se Funksionimi i Grantit i Performancës Komunale i ndarë në dy qasje ka rezultuar me disa mangësi të cilat duhet të ju kushtohen vëmendje. Mangësitë kryesore të identifikuara janë, që mjetet e ndara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kërkojnë miratim shtesë, regjistrimi i dyfishtë i projektit si investim në vijim, kthimi i mjeteve si suficit dhe mungesa e kritereve për përcaktimin se cila komunë nga cili burim do të përfitojë… Edhe pse rezultatet e synuara për projektet e realizuara janë arritur, komunat nuk kanë dëshmuar mjaftueshëm se kanë integruar grupet e margjinalizuara në këto nisma, që është shumë e rëndësishme të trajtohet ky dimension. Sfidat kryesore ishin kthimi i mjeteve në fund të vitit dhe vonesat e shkaktuara nga alokimi i mjeteve nga financuesit e skemës që ka rezultuar me obligime të bartura për vitin vijues për komunat.. Projektet e financuara nga donatorët gjatë vitit 2021 nuk kanë arritur të përfundohen të gjitha, ndërsa në një rast projektet do të mund të kryheshin më lirë sikur procedura të mos ishte e ndarë në llote”, tha Sadiku.

Ndërsa ka shtuar se ka një planifikim jo të mirë të prokurorimit në katër komuna të vendit.

“Kemi një planifikim jo të mirë të prokurimit, katër komunat e audituara për vitin 2021 kishin planifikuar investim prej 15 milionë euro, ndërsa kontratat nënshkruese ishin afër 22 milionë euro, pra kemi rreth 50 për qind më shumë se totali i kontratave të planifikuara”, shtoi ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

Gjashtë ushtarë sirian të vrarë në sulmin izraelit pranë Damaskut

Gjashtë ushtarë sirian të vrarë në sulmin izraelit pranë Damaskut

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

Xherdan Shaqiri në kërkim të ëndrrës së fundit: Rikthimi me FC Basel në Ligën e Kampionëve

Shaqiri synon kthimin në Champions

Ndryshon pista për Kristjan Asllanin, Torino do ta huazoj lojtarin e Kombëtares

Asllani me mesazh emocional për tifozët e Interit

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X