TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri izraelit: Kërkesa e GJNP, tentim t’i mohohet Izraelit e drejta për t’u vetëmbrojtur

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Ministri izraelit: Kërkesa e GJNP, tentim t’i mohohet Izraelit e drejta për t’u vetëmbrojtur

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) se po përpiqet t’ia mohojë Izraelit të drejtën për t’u vetëmbrojtur, pasi kryeprokurori i saj njoftoi se po kërkon fletarrestime për liderët e Izraelit dhe ata të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Tentimi i prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, për ta zhbërë krijimin [e Izraelit] nuk do të ketë sukses. Paralelja që prokurori bëri mes grupit terrorist Hamas dhe shtetit të Izraelit, është përbuzëse dhe e neveritshme”, tha Gallant në 20 maj.

Kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, tha të hënën se beson se Netanyahu, ministri Gallant, dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael.

Në lidhje me liderët izraelitë, Khan në mënyrë specifike i nënvizoi si arsye për fletarrestime “shkaktimin e urisë tek civilët si mjet lufte”, “shkaktimin e vuajtjeve të mëdha me qëllim”, “udhëheqjen e qëllimshme të sulmeve ndaj popullsisë civile” dhe “veprimet e tjera çnjerëzore”.

Khan i akuzoi tre liderët e Hamasit se janë përgjegjës për “shfarosje”, “rrëmbim”, “përdhunim dhe vepra të tjera të dhunës seksual “, “torturë” dhe “vepra çnjerëzore”.

Prokurori duhet të kërkojë lëshimin e fletarrestimeve nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund të procedohet.

Zëdhënësi i GJNP-së, Fadi Al-Abdallah, i tha Radios Evropa e Lirë se gjykatësit do të “marrin vendimin e tyre brenda afateve”, por nuk specifikoi ndonjë datë.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve të Hamasit.

Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së.

Izraeli e ka mohuar se ka kryer ndonjë krim gjatë luftës tashmë shtatëmujore në Gazë.

Kërkesa e kryeprokurorit të GJNP-së ka shkaktuar reagime të shumta nga e gjithë bota, për dhe kundër veprimit të Khan.

Franca dhe Belgjika thanë se e mbështesin kërkesën e kryeprokurorit të GJNP për lëshimin e fletarrestimeve për liderët e Izraelit dhe Hamasit.

Ministria e Jashtme e Francës tha se e “mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj, dhe luftën kundër mosndëshkueshmërisë në të gjitha situatat”.

“Krimet e kryera në Gazë duhet të ndiqen penalisht patjetër në nivelet më të larta, pavarësisht se kush është kryerësi”, tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, e denoncoi kërkesën e kryeprokurorit për të arrestuar Netanyahun dhe Gallantin, duke thënë se “çfarëdo që ka dashur të thotë prokurori, nuk ka asnjë paralelizëm mes Izraelit dhe Hamasit.” /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bashkimi Evropian fton Kanadanë të bëhet anëtare e parë e asociuar

Bashkimi Evropian fton Kanadanë të bëhet anëtare e parë e asociuar

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë

Kroacia: Aktgjykimi i Hagës nuk ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë

Kroacia: Aktgjykimi i Hagës nuk ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Franca mbështet Specialen dhe rikonfirmon përkrahjen për pavarësinë e Kosovës

Franca mbështet Specialen dhe rikonfirmon përkrahjen për pavarësinë e Kosovës

Protesta para Qeverisë, disa deputetë i bashkohen thirrjes për seancë të jashtëzakonshme

Protesta para Qeverisë, disa deputetë i bashkohen thirrjes për seancë të jashtëzakonshme

16 shtatori në Burojë, mes emocioneve e shpresës si u prit vendimi për dënimin e Hashim Thaçit?

16 shtatori në Burojë, mes emocioneve e shpresës si u prit vendimi për dënimin e Hashim Thaçit?

Protesta për vendimin në Hagë, gjuajte me gurë, thyhen dritaret e objektit të EULEX-it

Protesta për vendimin në Hagë, gjuajte me gurë, thyhen dritaret e objektit të EULEX-it

Optimizëm në shesh, fund me lot – aktgjykimi trondit qytetarët

Optimizëm në shesh, fund me lot – aktgjykimi trondit qytetarët

Lot e revoltë në Skenderaj pas vendimit për krerët e UÇK-së

Lot e revoltë në Skenderaj pas vendimit për krerët e UÇK-së

Çitaku: Zgjedhjet e reja të pashmangshme, mund të mbahen në fund të vitit

Çitaku: Nuk e pranojmë këtë vendim, do ta kundërshtojmë deri në fund

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën