Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria izraelite do të përpiqet të eliminojë çdo lider iranian që do të emërohet për të zëvendësuar Ali Khamenei.
“Çdo lider i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar planin për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar SHBA-në dhe botën e lirë, si dhe vendet e rajonit, dhe për të shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i pakundërshtueshëm për eliminim,” tha Katz në një deklaratë, të cituar nga Al Jazeera.
Ai shtoi: “Nuk ka rëndësi cili është emri i tij ose ku fshihet.”
Katz gjithashtu theksoi se Izraeli do të vazhdojë të veprojë së bashku me SHBA-në për të shkatërruar kapacitetet e Iranit dhe për të “krijuar kushtet që populli iranian të rrëzojë” qeverinë e tyre.
Skenari i njëjtë është parë edhe në Gaza, ku Izraeli vazhdoi të ndiqte udhëheqësit e Hamasit, dhe e njëjta është bërë poashtu në Liban.










