TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

by teve1
1 orë ago
1
A A
Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë si një kërkesë të drejtë dhe legjitime.

Në një postim në “X” Hoxha ka theksuar se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Sipas tij, kjo e drejtë nuk duhet të kufizohet apo të vonohet nga procedura administrative.

“Përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë,” ka deklaruar ai, duke shtuar se në rast se procedurat janë të paqarta apo të mangëta, institucionet kanë detyrimin të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.

Hoxha ka apeluar që kjo çështje të trajtohet me maturi dhe përgjegjësi, duke shmangur çdo përpjekje për politizim.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore dhe trajtimit institucional të situatës.

“Demokracitë jo vetëm që kanë mekanizmat, por edhe pjekurinë e nevojshme për të gjetur zgjidhje ku harmonizohen shteti ligjor, legjislacioni dhe të drejtat e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Hoxha gjithashtu ka vlerësuar angazhimin e studentëve, duke theksuar se mënyra demokratike me të cilën ata kanë paraqitur kërkesat e tyre meriton përgëzim.

“Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre. Kjo kërkon një përgjigje me të njëjtin standard #përgjegjshmërie, përmes dialogut konstruktiv dhe zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e garantuara”, ka përfunduar Hoxha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Sulmet SHBA-Izrael lënë të vrarë të paktën 25 persona në Iran

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Sulmet SHBA-Izrael lënë të vrarë të paktën 25 persona në Iran

Sulmet SHBA-Izrael lënë të vrarë të paktën 25 persona në Iran

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën