TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri britanik i Mbrojtjes përjashton veten nga gara për lidership

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ministri britanik i Mbrojtjes përjashton veten nga gara për lidership

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha pas “konsideratave të kujdesshme” dhe diskutimeve me kolegët dhe familjen, ai nuk do të kandidojë për të zëvendësuar Boris Johnson si udhëheqësin konservator dhe kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Wallace u pa nga disa si zgjedhja e preferuar midis anëtarëve të Partisë Konservatore në atë që do të jetë një garë e hapur për lidership, pas njoftimit të dorëheqjes së Johnson të enjten.

Johnson u largua nga posti i kreut të partisë pas disa muajsh këmbënguljeje se ai do të qëndronte në këtë detyrë pavarësisht skandaleve të etikës në rritje. Ai tha se do të qëndrojë si kryeministër derisa partia të zgjedhë pasardhësin e tij.

Rishi Sunak, i cili ka dhënë dorëheqje si ministër i Financave, më i njohuri nga pretendentët e lidershipit dhe i konsideruar si favoriti, nisi garën të premten.

Prokurorja e Përgjithshme, Suella Braverman, ligjvënësi Tom Tugendhat dhe ish-ministri i barazisë, Kemi Badenoch kanë hedhur gjithashtu kapelën e tyre në ring dhe priten të tjera njoftime gjatë ditëve në vijim.

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, shefi i Thesarit Nadhim Zahawi dhe ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt pritet gjithashtu të kandidojnë, si dhe ish-sekretarët e shëndetësisë Sajid Javid dhe Jeremy Hunt.

Wallace tha se vendimi i tij nuk ishte “një zgjedhje e lehtë për t’u bërë, por fokusi im është te puna ime aktuale dhe të mbaj të sigurt këtë vend të mrekullueshëm”.

Zyrtarët e partisë konservatore të hënën pritet të përcaktojnë orarin për një garë lidershipi, me synimin për të patur një fitues deri në fund të verës. Procesi me dy hapa përfshin ligjvënësit konservatorë që votojnë për të reduktuar fushën e kandidatëve në dy, të cilët do të shkojnë në një votim të të gjithë anëtarëve të partisë.

Njoftimi i Johnsonit u bë pasi më shumë se 50 zyrtarë britanikë dhanë dorëheqje nga postet e tyre.

Pakënaqësitë në kabinetin e Johnsonit u shfaqën pas disa zbulimeve së fundmi lidhur me sjellje të papërshtatshme seksuale të ligjvënësit konservator Chris Pincher dhe u raportua se Johnson ishte në dijeni të këtyre ndodhive. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Edhe LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

Albulena Haxhiu u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të marrin pjesë në zgjedhje

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën