Nën organizimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot do të mbahet takimi i përbashkët të ministrave të mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Takimi “Regional Alliance on Smart Defence”, do të mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinë.
Sipas njoftimit, në fillim të takimit, ora 09:00, do të merren vetëm pamjet me kamera, kurse nga ora 12:00, para mediave të pranishme do të lexohet deklarata e përbashkët e katër ministrave të mbrojtjes.