TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Minatori” do të jetë arena e Superkupës Mbarëkombëtare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Minatori” do të jetë arena e Superkupës Mbarëkombëtare

“Minatori: do të jetë arena e turneut të Superkupës Mbarëkombëtare në Ligën Unike. Këtë të enjten është nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshja ndërmjet Ligës Unike dhe KB Trepçës për organizimin e Superkupës.

Kjo ngjarje do të mbahet më 5-6 tetor, ku do të marrin pjesë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, kampionia e Shqipërisë, Teuta e Durrësit dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Tirana.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar Elvira Dushku, anëtare e Bordit Drejtuesit të Ligës Unike dhe Përfaqësuesi i KB Trepçës, Edin Vërbiqi.

Dushku është shprehur se pret spektakël të basketbollit për dy ditë me radhë në Mitrovicë.

“Në Superkupën Mbarëkombëtare marrin pjesë katër skuadra shumë të mira dhe presim spektakël të basketbollit për dy ditë me radhë, jo vetëm sa i përket ndeshjeve, por edhe organizimit. Besoj se do të jetë një organizim madhështor, që nuk e kemi parë deri më tani. Stafi i Ligës Unike dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës do të ndihmoj që ky event të kalojë në nivelin më të lartë dhe të jetë shembull për organizimet e ardhshme”, është shprehur Dushku për faqen zyrtare të Ligës Unike.

Në anën tjetër, Vërbiqi ka folur për organizimin që do të jetë në Mitrovicë.

“Për ne është krenari që Superkupa Mbarëkombëtare do të organizohet në qytetin tonë. Interesimi është shumë i madh, andaj presim që palestra të jetë e mbushur për dy ditë. Jemi të nderuar që organizojmë Superkupën, ku marrin pjesë fituesit e trofeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Do të mundohemi ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa detajet tjera do t’i shpalosim më vonë”, ka thënë përfaqësuesi i Trepçës.

Superkupën Mbarëkombëtare edicionin e kaluar e kishte fituar Golden Eagle Ylli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Spalletti: Juventusi nuk është në nivelin Interit dhe Napolit

​Spalletti: Juventusi nuk është në nivelin Interit dhe Napolit

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

Alvaro Arbeloa zyrtarizohet trajner te Real Madridi

Alvaro Arbeloa zyrtarizohet trajner te Real Madridi

ZYRTARE: Real Madridi shkarkon trajnerin Xabi Alonso

ZYRTARE: Real Madridi shkarkon trajnerin Xabi Alonso

Maqedoni e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedoni e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Zhduket një vajzë në Malishevë

Një shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Përleshje me mjete të forta në Prishtinë, arrestohen tre persona

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Prizren, dy persona arrestohen pas një mosmarrëveshjeje ku u përdor armë zjarri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën