TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Milorad Dodik sfidon gjykatat, reagon Perëndimi

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Milorad Dodik sfidon gjykatat, reagon Perëndimi

Parlamenti i Republika Srbska i kërkoi të mos i përgjigjej asnjë thirrjeje të gjykatave të Bosnjë e Hercegovinës.

Por Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia si dhe delegacioni i BE-së, përmes një deklarate të përbashkët kanë reaguar duke thënë se kjo paraqet kërcënim për rendin Kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

“Të gjitha ligjet dhe konkluzionet e miratuara nga trupat më të ulët – përfshirë trupat parlamentar të entiteteve – duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën asnjë entitet nuk ka autoritetin të sfidojë ligjet ekzistuese dhe institucionet e Bosnjës”.

Në deklaratë po ashtu u tha se ata mbështesin Përfaqësuesin e Lartë, i cili sipas Marrëveshjes së Dejtonit, është interpretuesi final i aspekteve civile të Marrëveshjes së Paqes.

“Në kohën kur asnjëherë më parë nuk ka qenë afër mundësia e hapjes së negociatave zyrtare për anëtarësim në BE, rikthimi i bllokadave politike do të kishte pasoja negative për të gjithë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, shumica e të cilëve mbështesin pranimin në BE”, u tha në deklaratën e shteteve perëndimore të lëshuar më 25 dhjetor.

Kjo ishte një nga 12 konkluzionet që u miratuan nga Parlamenti i Republikës Sërpska pas shqyrtimit të “informacionit mbi kolapsimin e rendit juridik në Bosnje e Hercegovinë lidhur me shkeljen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit”.

Dodik, i cili së fundi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Beograd, ishte paraparë të paraqitej para gjykatës më 24 dhjetor, por seanca sipas avokatit të tij është shtyrë për 30 dhjetor.

Aktualisht, Dodik po përballet me gjykim pasi ka nënshkruar një dekret presidencial duke i shpallur të vlefshme dy ligje në entitetin serb që paraprakisht ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Influencues i ekstremit të djathtë nga Serbia në ‘rrjetin rus’ të promovuesve të Orbanit

Influencues i ekstremit të djathtë nga Serbia në ‘rrjetin rus’ të promovuesve të Orbanit

700 mijë $ për një foto me Trump, Meta: Mashtrim i ricikluar nga ‘rilindja’

Ilir Meta mbetet në burg

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Influencues i ekstremit të djathtë nga Serbia në ‘rrjetin rus’ të promovuesve të Orbanit

Influencues i ekstremit të djathtë nga Serbia në ‘rrjetin rus’ të promovuesve të Orbanit

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

KQZ: Edhe 5 ditë afat për aplikim online për certifikimin e kandidatëve për zgjedhje

LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

700 mijë $ për një foto me Trump, Meta: Mashtrim i ricikluar nga ‘rilindja’

Ilir Meta mbetet në burg

PDK: Pati rezistencë të paarsyeshme nga VV për renditjen e rezolutës në seancë

PDK: Pati rezistencë të paarsyeshme nga VV për renditjen e rezolutës në seancë

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

​Kuvendi do të mbajë seancë të premten

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën