TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Milloviq rikthehet si kryetar i Zveçanit, kësaj here në praninë e flamurit të Kosovës

Edhe në Zveçan betimi u bë në praninë e flamurit të Kosovës dhe fotografisë së presidentes Osmani. Por kryetari i ri, Dragisha Milloviq, nuk pranoi të deklarohej kur u pyet nëse do të respektohen simbolet e Kosovës në mandatin e tij si kryetar komune.

by Fetije Kamberi
2 muaj ago
1 0
A A

Sërish u rikthye në objektin që udhëhiqte rreth tri vite më parë.

Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq dhe këshilltarët e tij nga Lista Serbe, u benë gati për seancën e Kuvendit Komunal.

Aty, u betuan dhe u nënshkruan në gjuhën shqipe, në sallën ku ishte flamuri dhe simbolet e  Republikës së Kosovës.

Milloviq tha se u kthyen në vendin që iu takon.

“Periudha që na pret sigurisht nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë plot me sprova. Kjo është arsyeja pse detyra dhe qëllimi im kryesor do të jetë që së bashku me ju, këshilltarë të respektuar, të ruajmë, para së gjithash, paqen dhe sigurinë në territorin e komunës sonë”.

I pranishëm në seancë ishte edhe ish kryetari, Ilir Peci i cili në këto zgjedhje ka siguruar një ulëse per këshilltarë.

Ai tha se janë takuar me Milloviqin por në një situatë tensionuese.

Por Milloviq nuk pranoi të deklarohet kur doli, se a do i respektoj simbolet shtetërore të Kosovës.

Madje nuk e bëri menjëherë pranim dorëzimin e detyrës.

Kësisoj zyrtarët e institucionit të komunës dolën në pauzë.

Nga zyrat e Listës Serbe doli prapë pasdite.

Por as këtë herë nuk arritën të nënshkruajnë pranim dorëzimin e detyrës, për shkak që dokumenti u ofrua vetëm në gjuhën shqipe.

Kësisoj, pranim dorëzimi i kësaj detyre, u la të bëhej të hënën.

Gjatë ditës, këtu u pa edhe ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të shumtë të policisë së Kosovës.

Në nëntor të vitit 2022, ish kryetarët serb dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Kësisoj në prill të vitit 2023, komunat veriore shkuan në zgjedhje të parakohshme dhe për herë të parë u udhëhiqen nga katër kryetar shqiptarë, pasi Lista Serbe bojkotoi procesin zgjedhor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tromp nga Haga: Një vendim kundër Millosheviqit do ta bënte më të vështirë gjykimin e krerëve të UÇK-së

Tromp nga Haga: Një vendim kundër Millosheviqit do ta bënte më të vështirë gjykimin e krerëve të UÇK-së

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Cyrihu emërohet përsëri qyteti më i shtrenjtë në botë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Pse rripat e sigurimit kanë një lak prej pëlhure?

Pse rripat e sigurimit kanë një lak prej pëlhure?

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën