Skuadra e Milanit ka marrë një pikë në udhëtim te Fiorentina në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A të Italisë.
Ndeshja e luajtur të dielën, përfundoi me rezultatin 1:1, ndonëse vendasit ishin në avantazh deri në minutën e 90-të.
Golin e barazimit për Milanin dhe atë që i siguroi një pikë në këtë udhëtim të vështirë, e shënoi Christopher Nkunku.
Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e Pietro Comuzzo që realiazoi në minutën e 66-të për të zhbllokuar rezultatin.
Te Milani startues ishte mesfushori shqiptar Ardon Jashari, i cili u aktivizua deri në minutën e 60-të.
Me këtë barazim, Milani mbetet i dyti në tabelë me 39 pikë kurse Fiorentina ka vetëm 16 pikë dhe renditet në pozitën e 18-të.









