TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mike Waltz pranon përgjegjësinë për rrjedhjen e bisedës në grupin në Signal

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Mike Waltz pranon përgjegjësinë për rrjedhjen e bisedës në grupin në Signal

Foto: AP

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz ka marrë përgjegjësinë e plotë për shtimin padashje të një gazetari, në një bisedë grupore mes përfaqësuesish të rangut të lartë ku planifikoheshin sulme ushtarake në Jemen.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë. Kam ndërtuar grupin,” tha Waltz për Fox News të martën, duke shtuar se ishte “e turpshme”.

Presidenti Trump dhe shefat e inteligjencës kanë thënë se nuk ka pas rreziqe sigurie pasi që asnjë informacion i klasifikuar nuk është ndarë në grup.

Por, kryeredaktori i The Atlantic që raportoi se u shtua aksidentalisht në grupin në Signal, ka thënë se ka parë plane të klasifikuara ushtarake për sulmet e SHBA-së ndaj Jemenit, përfshirë edhe paketat e armëve, objektivat dhe kohën, dy orë para se të goditeshin bombat.

Por, ai pohoi se informacionet e tilla nuk i ndau me publikun qëllimisht, për shkak të rrezikut që një rrjedhje e tillë e informacioneve do të kishte për SHBA-në, sidomos në Lindjen e Mesme.

Waltz nuk ishte në gjendje të shpjegonte në intervistën e tij në Fox News se si Goldberg erdhi në bisedë, por ai tha se një anëtar i stafit të tij nuk ishte përgjegjës dhe një tjetër kontakt i tij, pa emër, supozohej të ishte atje në vendin e Goldberg.

“Unë mund t’ju them 100% që nuk e njoh këtë djalë,” tha Waltz, duke shtuar se ai kishte folur me Elon Musk për ndihmë për të zbuluar se çfarë ndodhi.

Por, demokratët dhe disa republikanë kanë bërë thirrje për një hetim duke e përshkruar rrjedhjen si një shkelje të madhe.

Trump e ka quajtur atë një “gabim” pa ndonjë ndikim operacional, kurse drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard dhe drejtori i CIA-së, John Ratcliffe kanë mohuar para senatit se ndonjë informacion i klasifikuar është ndarë në grupin në Signal.

Por, disa ekspertë të sigurisë kombëtare kanë argumentuar se rrjedhja ishte një gabim i madh operacional dhe ekspertët e arkivave paralajmëruan se ajo shkelte ligjet për mbajtjen e të dhënave presidenciale.

BBC ka raportuar se, Mbikëqyrja Amerikane, grup mbikëqyrës jopartiak, ka paditur zyrtarët që morën pjesë në bisedë për shkelje të supozuara të Aktit Federal të Regjistrimeve dhe Aktit të Procedurës Administrative.

Grupi tha se duke vendosur bisedën për të fshirë automatikisht mesazhet, grupi shkeli një ligj që kërkonte që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të dorëzonin të dhënat e tyre në Arkivin Kombëtar.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Presidenti palestinez në OKB: Çfarë po prisni për ta mbrojtur popullin tonë?

Presidenti palestinez në OKB: Çfarë po prisni për ta mbrojtur popullin tonë?

Kuvendi i Shqipërisë miraton dërgimin e forcave ushtarake shqiptare në Gaza

Kuvendi i Shqipërisë miraton dërgimin e forcave ushtarake shqiptare në Gaza

Shërbimi danez i Inteligjencës paralajmëron për përshkallëzim të kërcënimit rus

Shërbimi danez i Inteligjencës paralajmëron për përshkallëzim të kërcënimit rus

Gjeraj: Ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Kosova

Gjeraj: Ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Kosova

“InfoNata” 24.09.2026

“InfoNata” 24.09.2026

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e Milan Radoiçiq

Ambasadat thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq të përballet me drejtësinë

Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës

Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës

​“Jo në emrin tim”, i kërkohet Kryesisë së Kuvendit ta fusë në rend dite Ligjin për Specialen

​“Jo në emrin tim”, i kërkohet Kryesisë së Kuvendit ta fusë në rend dite Ligjin për Specialen

Bërxulli: Presidenti nga LDK-ja dhe koalicion qeverisës me LVV-në, s’ka mundësi tjetër

Bërxulli: Presidenti nga LDK-ja dhe koalicion qeverisës me LVV-në, s’ka mundësi tjetër

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën