TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Miftaraj thotë se Asociacioni nuk është autonomi

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Miftaraj thotë se Asociacioni nuk është autonomi

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se si institut shohin mundësinë e një marrëveshje mes Qeverisë Kurti me parterët ndërkombëtarë rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Miftaraj, pretendon që përmes kësaj marrëveshje do të ketë kompetenca shtesë sa i përket qeverisjes lokale.

“Ne si IKD e kemi parë që ka mundësi që kemi një marrëveshje mes kryeministrit Kurti me partnerët ndërkombëtarë, ku ndoshta do të kemi kompetenca shtesë, sa i përket qeverisjes lokale, ku këto kompetenca shtesë do të jenë pakësim ose një statut i Asociacionit të komunave me shumicë serbe që do të jetë më i dobët sesa që e kanë menduar ose pritur pala serbe”, tha ai në emisionin “ResPublika” në Tëvë1.

Sipas Miftarajt, nëse Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, atëherë statuti do të duhej të përcaktonte një Asociacion që do të kishte ekspertë të cilët do të merreshin me komunat me shumicë serbe në proceset që kanë të bëjnë me ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë.

“Nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, atëherë ky statut do të duhet të përcaktonte që ta kemi një Asociacion, i cili do të mblidhte pranë vetës ekspertë, të cilët do të mund të ndihmonin komunave me shumicë serbe në proceset që kanë të bëjnë me këshillimin, analizimin e këshillave ligjore apo çështjeve të tjera që lidhen me tri fusha që janë ekonomia, arsimi dhe shëndetësia. Ky Asociacion me ekspertizën e tyre mund të ju ndihmojë komunave edhe pse kemi 10 komuna me shumicë serbe, kemi komuna ku jetojnë një numër i papërfillshëm i qytetarëve dhe nuk kanë as kapacitete për t’i ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre në praktikë”, tha drejtori ekzekutiv i IKD-së.

Miftaraj thotë se Asociacioni do të ketë rritje të kompetencave dhe përgjegjësive të 10 komunave me shumicë serbe.

“Do të kemi rritje të kompetencave dhe përgjegjësive të 10 komunave, por që kjo do të jetë pastaj në dëm, apo një statut, asociacion me kompetenca shumë më të kufizuara me karakter këshillëdhënës, nëse ky është qëllimi ose ajo çfarë ka menduar Qeveria Kurti, në një mënyrë do të ndikonte që të rriteshin përgjegjësitë e kryetarëve në kuvendet komunale të komunave serbe, qytetarët serbë do të kishin më shumë të drejta, por më pak kompetenca për asociacionin”, shtoi ai. /teve1.info/

Tags: AsociacioniEhat MiftarajQeveria Kurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Auto Draft

Aksidentet në Bresje, komuna parasheh udhëkryq për të parandaluar rastet fatale

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën