Tirana është një nga klubet më aktive në merkato. Bardheblutë synojnë rikthimin te titulli kampion sezonin e ardhshëm dhe presidenca po vepron për të përforcuar skuadrën e Orges Shehit.
Tirana ka firmosur me emra si Kaina Nunes, Gentian Selmani, Liridon Latifi dhe Albi Doka. Ndërkohë që afrimi i fundit është Gledi Mici.
Anësori i majtë, i dha fund aventurës 3-vjeçare me Prishtinën. Mici me Prishtinën ka të fituar titullin, Superkupën dhe Kupën e Kosovës.
Për të aventura në Tiranë nuk është një eksperienc e re në Superiore, pasi me parë ka luajtur më parë me Apoloninë, Kamzën, Flamurtarin, Kukësin, Skënderbeun. Dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.