TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“M’i dërrmuan djemtë” – Nëna e dy binjakëve të vrarë në luftë do që Pleskoviqit të dënohet me burgim të përjetshëm.

Mihrije Daçaj është përballur edhe njëher në gjykatë me Millosh Pleskoviq, serbin e dënuar me 15 vite burgim, për vrasjen e dy djemëve të saj binjakë. Kësaj radhe në Gjykatën e Apelit, Daçaj kërkoi burgim të përjetshëm për Pleskoviqin.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
0 0
A A

Mosha nuk përbën problem për Mihrije Daçaj që nga Prizreni të vijë në Prishtinë.

E gjithë kjo në betejën ligjore në zbardhjen e rastit të vrasjes së dy djemve të saj binjakë, gjatë luftës në Kosovë.

“M’i kanë dërrmuar djemtë, nuk kam pasur çfarë të shti në tokë”, u shpreh ajo.

Ajo bashkë me familjarë të tjerë, të hënën ishin prezent në seancën e apelit ndaj të akuzuarit Millosh Pleskoviq.

Aty u shqyrtua ankesa e mbrojtjes ndaj vendimit të shkallës së parë të gjyqësorit, që Pleskoviq e dënoi me 15 vite burgim.

“Hetimet e prokurorisë ishin tendencioze. Milloshi atëherë i ka pasur 19 vjet, në momentin kur ka ndodhur kjo ka qenë në mbajtje të dënimit, nuk ka qenë as zyrtar i policisë.  Për më tepër, nuk është arritur të identifikohet saktë vendi i ngjarjes. Dëshmitarët kanë përmendur vend tjetër, aktakuza vend tjetër dhe vendimi i Gjykatës vend tjetër të kryerjes së veprës penale”, tha avokatja e Pleskoviq.

Fjalët e avokates ku paraqiste ankesat e saj në lidhje me procesin gjyqësor dhe përmbajtjen e aktgjykimit, nuk u pritën mirë nga të dëmtuarit.

Një përmbledhje të ankesës së mbrojtjes së të akuzuarit e bëri edhe gjykata, ku mbrojtja pretendonte shkelje të shumëfishta përgjatë procesit gjyqësor.

“Mungesës së arsyetimit të aktgjykimit, shkeljes së mbrojtjes përgjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve, konkretisht kufizimit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve Isa Berisha, Xhenger Cana, si dhe parandalimi i marrjes në pyetje efektive të dëshmitarit anonim F1”, u shpreh gjykatësja Albina Shabani – Rama.

Dy fjalë para kolegjit të gjykatësve i pati edhe Mihrije Daçaj.

“M’i kanë vra dy djemë bineq. 24 vjet i kanë pasë. Edhe unë kum shkru përjetë burg, se m’i ka mbyt dy djemtë”, tha Mihrije Daçaj, nëna e binjakëve të vrarë.

Edhe nga përfaqësuesi i palëve të dëmtuara u kërkua që dënimi ndaj Pleskoviq të ashpërsohet.

“Ne konsiderojmë se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, një dënim prej 15 vitesh është i vogël”, tha Gent Gjini, avokat i pales së dëmtuar.

Për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë, Millosh Pleskoviq u dënua me 15 vjet burgim në korrik të vitit të kaluar.

Dënimi prej 15 vitesh burgim, është dënimi maksimal i cili shqiptohet nga Gjykatat për krimet e luftës të kryera gjatë periudhës 1998 – 1999. Kjo për shkak se në raste të tilla, merret parasysh Kodi Penal i ish-Jugosllaivsë, periudhë në të cilën është kryer vepra penale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën