Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një njoftimi për media.
Sipas MFT-së, përfituesit e këtyre skemave të cilët nuk lajmërohen brenda 6 muajve të fundit, do t’u pezullohet pagesa.
“Andaj, ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftim. /teve1.info/