Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për zgjedhjet në Hungari, duke uruar fituesin Péter Magyar dhe Partinë Tisza për rezultatin elektoral.
Në mesazhin e tij, Meta ka shprehur mirënjohjen edhe për kryeministrin Viktor Orbán, duke e vlerësuar për miqësinë ndaj shqiptarëve dhe politikat për mbështetjen e familjeve, nxitjen e lindshmërisë dhe forcimin e demografisë.
Ai ka theksuar se falë politikave të tij, Hungaria është bërë më e re dhe më demokratike.
“Hungarezët, gjithmonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë. Urime fituesit të zgjedhjeve, Peter Magyar! Mirënjohje Kryeministrit, Viktor Orban për miqësinë e tij ndaj shqiptarëve dhe në veçanti për lidershipin e Tij me politika konkrete për mbështetjen e familjeve, nxitjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë. Falë tij, Hungaria është sot edhe më e re edhe më demokratike!”, ka shkruar Meta në Facebook.










