TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Mësuesit detyrohen të punojnë edhe taxi”- Kërkohet ngritja e pagave

Mësimdhënësit në Kosovë vazhdojnë të jenë të pakënaqur më pagën të cilën e marrin. Madje shumë prej tyre detyrohen të punojnë edhe punë të dytë. Sipas drejtorit të shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, ka mësimdhënës që punojnë edhe taxi derisa ai thotë se ka edhe mungesë të kuadrove.

by Doresa Geci
2 orë ago
0 0
A A

Që 33 vite e mbanë ditarin në duar.

Sadri Vitia për mbi tri dekada të jetës së tij ia ka kushtuar arsimit.

Por Vitia i cili është mësimdhënës i lëndës së teknologjisë nuk është i kënaqur me pagën që merr.

“Nuk është e mjaftueshme rroga në Kosovë  diku 750 euro, varësisht unë me përvojë marrë pak më shumë por punëtoret e rinj nuk e kanë të dinjitetshme pasi po i shihni edhe ju  çdo ditë po ka rritje të çmimeve  prandaj nuk mundesh me ia dal edhe pa një punë të dytë”, shprehet mësimdhënsi Sadri Vitia.

Derisa Vitia merr një pagë mbi 750 euro për punën e tij të cilën e ushtron mbi 30 vjet, një mësimdhënës në Shqipëri paguhet 950 euro.

Madje deri në vitin 2029 në shtetin fqinj është premtuar që paga të kap shifrën 1250 euro.

E për këtë ky mësimdhënës nga Prishtina pret që edhe pagat në Kosovë të rriten

“Shpresojmë këto raportime që i ka bërë Shqipëria të merr parasysh edhe qeveria jonë së paku për mësimdhënësit klasorë e në përgjithësi pagat e mësimdhënësve të rritet Por për mbi 1100 qashtu po besoj që mundem me ja dal”, thotë Vitia.

E për shkak të pagave të ulët, sipas drejtori të shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani  një numër i personelit arsimor kanë vendosur të braktisin profesionin.

Madje ka nga ta që ushtrojnë edhe një punë të dytë.

“Ne kemi vetëm në shkollën tonë dy raste që arsimtaret janë detyruar të marrin një vendim të vështirë  ta lënë këtë dhe ta gjejnë një punë alternative që paguhet me dinjitetshëm. Ka mësimdhënës që unë njohë që detyrohen të mbajnë edhe një punë dytësore, ka mësimdhënës që pas orarit të punues punon edhe taxi, kjo për më arrit kushtet elementare për familje”, thotë Osmani.

Osmani i cili është drejtor i kësaj shkolle që disa vite nuk është i kënaqur as me pagën që merr për punën të cilën e bënë.

“Edhe në udhëheqjeje puna që e bëjmë në nuk paguhet fare, e vetmja gjë që nuk është motiv është paga”, thotë ai.

Pakënaqësitë me pagat kanë edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë.

“Tani po e shohim se Shqipëria ka paga edhe në këtë moment shumë më të larta se sa punëtoret e arsimit, në ligj të pagave është se pagat duhet të rritet si pas rritjes se inflacionit ne kemi tani dy vite që  nuk ka rritje të vlerës së koeficientit dhe paga të punëtorëve të arsimit që nga çerdhet në veçanti në arsimin para universitar janë shumë më të ulëta se sa në Shqipëri e mos flasim për pagën prej 1250 euro që do ta kenë punëtorët arsimit në Shqipëri, në Kosovë nuk e kanë as gjysmën e tyre”, shprehet Vjollca Shala nga SBAShK.

Me ndryshimet që janë bërë së fundi në ligjin e pagave, një mësimdhënës në Kosovë merr pagë rreth 726 euro bruto.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestimet në Vushtrri – Katër anëtarët e familjes Gërbeshi dalin para Gjykatës

Arrestimet në Vushtrri – Katër anëtarët e familjes Gërbeshi dalin para Gjykatës

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Sekuestrohen armë në Brezovicë, i dyshuari ende në arrati

Sekuestrohen armë në Brezovicë, i dyshuari ende në arrati

Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Enrique e Wiegman, trajnerët më të mirë

Enrique e Wiegman, trajnerët më të mirë

Fillon samiti kyç i OKB-së, ndërsa Franca përgatitet të njohë Palestinën

Fillon samiti kyç i OKB-së, ndërsa Franca përgatitet të njohë Palestinën

Yamal fiton trofeun “Kopa”

Yamal fiton trofeun “Kopa”

“Matrix”- 22.09.2025

“Matrix”- 22.09.2025

Arrestimet në Vushtrri – Katër anëtarët e familjes Gërbeshi dalin para Gjykatës

Arrestimet në Vushtrri – Katër anëtarët e familjes Gërbeshi dalin para Gjykatës

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Sekuestrohen armë në Brezovicë, i dyshuari ende në arrati

Sekuestrohen armë në Brezovicë, i dyshuari ende në arrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën