TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mësohet se pse nuk funksionoi uebfaqja e KQZ-së në zgjedhjet e 9 shkurtit

by Florijeta Dernjani
12 muaj ago
5 0
A A

Njëri nga shkaktarët e problemeve të funksionimit të faqes së Komisionit Qendror të Zgjedheve rezulton të jetë edhe një virus rus.

Kështu janë të gjeturat e një raporti mbi mosfunksionalitetin e faqes nga profesori i sigurisë kibernetike, Blerim Rexha.

Sipas tij, nga ky virus ka mundur të merren të dhëna personale që vizitorët e faqes së KQZ-së, i kanë pasur në kompjuterët e tyre.

“Për virusin malware ‘Lumma Stealer’, që është një virus me prejardhje ruse… …Së paku tre ditë ka qenë aty dhe ne besojmë se shumë qytetarë që kanë vizituar faqen kanë mundur të jenë infektuar, sidomos ata që kanë vizituar faqen përmes kompjuterëve të vet, ose sistemit operativ Windoës, ku virusi është fshehur dhe maskuar si një catchin për të mbrojtur kinse autentikimin, dhe ka kërkuar disa veprime nga vizitorët dhe nëse këta vizitorë që kanë vizituar faqen e KQZ-së, kanë ndjekur këto rregulla të virusit ata kanë mundur të infektohen dhe për pasojë virusi u ka marrë shënimet që i kanë pasur në kompjuterin, gjegjësit në browser-in, ku shumica prej nesh ruajmë emrat, mbiemrat, kredit kartelat, numrat e telefonit dhe krejt shënimet tona personale që i kemi pasur në kompjuterin tonë”, tha Rexha.

Tjetër mangësi, Rexha e potencon edhe mungesën e konfigurimeve të duhura.

“Duhej të kishte disa kufizime lidhur me numrin e votuesëve, që kemi pasur raste disa herë kur bëhej shpërndarja e votave shumë të madhe tek një parti dhe tek të tjerat shumë të vogla, që ne e kemi parë si pasojë ndoshta e stresit, padijes, mostrajnimit etj. Por, edhe moskonfigurimeve jo të duhura të cloudflare, që është një masë mbrojtëse që serverëve të ASHI-së të parandalojnë, filtrojnë trafikun që ka qenë jashtëzakonisht i madh pas mbylljes së vendvotimeve”, tha ai.

Rrjedhimisht, theksohet nevoja e hetimeve për dyshimet për ndërhyrje.

“Ndërmarrja e veprimeve të nevojshme hetimore nga ana e prokurorisë për të parë nëse kemi të bëjmë me ndonjërën prej elementeve të veprave penale që ndërlidhen me të drejtën në votim, ose eventualisht veprat penale që njihen si krime kibernetike, vlerësoj se është shumë i nevojshëm”, tha avokati Ardian Bajraktari.

Si kërcënim të sigurisë, zëvendës  kryeministri i Kosovës, i quajti telashet me faqen e KQZ-së.

“Ne patëm zgjedhjet javën e kaluar dhe përjetuam drejtpërdrejt këtë formë të kërcënimeve të sigurisë për sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe në frekuencë shumë të sofistikuar të dhe intensive të shpërndarjes dhe prodhimit të informacioneve të rreme shumë të sofistikuar për sa i përket çështjeve dhe kohës së përzgjedhur”, tha Besnik Bislimi.

Javën e kaluar, Prokuroria e Shteti njoftoi se ka filluar me hetime, duke mos dhënë detaje të tjera.

Tags: KQZTeve1zgjedhjet 2025
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Presidenca e Kosovës paralajmëron padi në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

Haradinaj takon zyrtarin e DASH në SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuojë paqes në rajon

Haradinaj takon zyrtarin e DASH në SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuojë paqes në rajon

IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve pas dyshimeve për keqtrajtim të një qytetari në veri

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor për sulm

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Gjykata Kushtetuese publikon të plotë aktgjykimin për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Presidenca e Kosovës paralajmëron padi në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

Në fundjavë rikthehet Superliga e futbollit, FFK-ja publikon orarin

Arbër Prekazi i bashkohet klubit të futbollit, Prishtina e Re

Në fundjavë rikthehet Superliga e futbollit, FFK-ja publikon orarin

Në fundjavë rikthehet Superliga e futbollit, FFK-ja publikon orarin

Haradinaj takon zyrtarin e DASH në SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuojë paqes në rajon

Haradinaj takon zyrtarin e DASH në SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuojë paqes në rajon

UNICEF paralajmëron se mbi 450,000 fëmijë në Sudanin e Jugut rrezikohen nga kequshqyerja

UNICEF paralajmëron se mbi 450,000 fëmijë në Sudanin e Jugut rrezikohen nga kequshqyerja

IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve pas dyshimeve për keqtrajtim të një qytetari në veri

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor për sulm

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Gjykata Kushtetuese publikon të plotë aktgjykimin për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën