TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mësimdhënësit po kërkojnë pushim njëvjeçar për të ikur jashtë vendit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Serbët përdorin kamionët e donacionit nga BE-ja si barrikada në veri

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës bëri të ditur se mësimdhënësit janë gati të fillojnë punën e tyre nga 1 shtatori, mirëpo, fajin e kanë hedhur te Ministria e Arsimit për mosshpërndarje me kohë të teksteve shkollore në komuna të vendit.

Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, thotë se nëse tekstet do silleshin me kohë, çdogjë do të ishte gati për të filluar vitin shkollor, porse sipas tij, Ministria e Arsimit është vonuar në këtë drejtim.

Reklamë

Edhe ky vit shkollor po fillon me mungesë të kushteve të mira në shkolla, kështu thotë kryetari i kësaj sindikate, Jasharaj. Sipas tij, arsimi në shekullin 21, nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar.

Duke renditur shqetësimet e njëpasnjëshme, Jasharaj thotë se ka informacione se disa nga mësimdhënësit po kërkojnë pushime njëvjeçare për të shkuar jashtë vendit për një punë më të mirë, për të cilën shprehet i brengosur se të njëjtit nuk do të kthehen më.

Mes tjerash, Jasharaj shton se qeveria duhet të jetë e lumtur që këtë vit, mësimi po fillon me kohë dhe nuk do të ketë grevë.

“Ajo që është e mirë dhe se është dashur të gëzohet edhe ministria, është se SBASHK-u kësaj radhe nuk po shkon me grevë. Por, duke i parë gjërat që u thanë, del se ky vit shkollor do të filloj me vështirësi, ngase edhe përkundër premtimit të ministres Nagavci, tekstet shkollore nuk kanë arritur ende në shkolla, dhe dita e parë do të jetë problematike, sepse e vetmja armë e diturisë në shkollat tona fatkeqësisht në mungesë të mjeteve bashkëkohore janë tekstet shkollore, shpuza dhe shkumësat… Nuk është krenari të thuhet se viti shkollor është përgatitur, nëse njerëzit mundojnë se kemi siguruar shkumësa mjaft dhe shpuza, dhe gjysmën e teksteve të reja e gjysmën të vjetra, që fatkeqësisht ende nuk kanë ardhë në shkolla…  Shteti nuk guxon të kursej në arsim, e së paku jo të bëhet aq i kujdesshëm, që të mos ua përgatis edhe fëmijëve gjashtë deri në nëntë librat e reja”, deklaroi Jasharaj.

Jasharaj po ashtu ka adresuar edhe disa ankesa karshi Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, kjo ministri po nxjerr vendime e udhëzime pa u konsultuar me sindikatën dhe prindërit.

“Aq më keq ministrja Nagavci po nxjerr vendime e udhëzime pa u konsultuar me prindërit dhe SBASHK-un…Nuk janë konsultuar as lidhur me tekstet shkollore, dhe fatkeqësisht nxënësit nga klasa një deri në pesë, do të jenë pak më të lumtur, sepse tekstet do të shkojnë më të reja, ndërsa do të jenë shumë të pikëlluar nxënësit e tjerë, sepse do të kenë vështirësi të mëdha të mësojnë me librat që janë përdorur viteve të kaluara… Po ashtu, me udhëzimin administrativ ministrja Nagavci për të treguar se është shumë e saktë, e thotë se do të fillojë më 1 shtator që i bie e premte, dhe zakonisht herëve të tjera kur ka qenë situatë e tillë, për të qenë java e plotë e aktiviteteve, mësimi ka filluar të hënave, në mënyrë që të zhvillohen aktivitete tërë javën”, vijon Jasharaj.

Ai shton se qeveria duhet të investojë në mjete digjitale.

“Arsimi në shekullin 21 nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar, sepse fëmijët tanë janë në situatë ndryshe, kanë telefonat e mençur, në shtëpi ka internet dhe kur shkojnë në shkollë është tmerr. Shteti duhet të krijojë një ambient në shkollë të shekullit 21, ku nxënësit shkojnë me gëzim, sepse shohin gjera të reja dhe mësimin e zhvillojnë përmes projektorit”, shton Jasharaj.

Brengë tjetër e sindikatës është edhe ikja e mësimdhënësve nga vendi, për shkak të pagave jo të mira. Jasharaj thotë se ka kërkesa për pushim njëvjeçar të mësimdhënësve të Kosovës për të ikur jashtë vendit.

“Ne do të bëjmë një shkresë posa të kthehen deputetët që edhe njëherë të iniciohet çështja e vlerës së koeficientit, ngase është tejet e ultë, ka goditur arsimin kogja shumë… Ka rrezik që edhe ne po e hulumtojmë se ka kërkesa për pushim njëvjeçar të mësimdhënësve të Kosovës, që sipas meje dhe përvojës që kam, ata mbase do të shkojnë jashtë, do të provojnë të rehatohen, nëse gjejnë atje mundësi, nuk do t’i kthehen kurrë procesit mësimor, sepse janë të zhgënjyer me paga, me ligjin e pagave, me presionin e ofendimet publike që iu bëhen se nuk dinë”, thotë mes tjerash Jasharaj.

Mes tjerash, ai thotë se nëse shteti nuk ndan shuma për mësimdhënësit me sëmundje të rënda, ata do të detyrohen të dalin në shkolla.

“Nëse shteti nuk ndan mjete, koleget, pa fajin e tyre do detyrohen të dalin në shkollë, sepse mund ta humbasin vendin e punës, por nëse MASHT-i siguron mjete, takohet me DKA-të dhe Asociacionin e Komunave dhe iu tregon se duhet t’i lironi nga procesi, sepse janë mjetet, atëherë shkollat dhe DKA-të, me kënaqësinë më të madhe do t’i lironin këta nga procesi mësimor dhe do të zëvendësoheshin me kuadro të reja. Dhe puna e kuadrove të reja edhe do të merrte përvojë por edhe do të jepte kontribut shumë më të madh se kolegu i sëmurë, sepse nëse është i sëmurë, dhe obligohet të shkojë në shkollë, shkon për të ruajtur vendin e punës dhe pagën për bukën e fëmijëve, sepse sëmundja ia pamundëson të jap kontributin e tij, siç e ka dhënë dikur”, thotë Jasharaj.

E në fund, Jasharaj thotë se nëse qeveria do i ishte gëzuar lajmit që po fillon mësimi me kohë dhe pa greva, do të thërriste për takime këtë sindikatë.

“Nëse qeveria nuk do të ishte gëzuar (për grevë) ne do të kishim takime. Është logjike para fillimit të vitit shkollor të takohemi me ministren, të shohim a jemi përgatitur e të urojmë njëri tjetrin’, përfundon Jasharaj.

Kujtojmë se Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media, bëri të ditur se viti i ri shkollor 2023/2024, do të fillojë më 1 shtator, dhe se nxënësit do të kenë edhe pushim vjetor.

E sa i përket teksteve shkollore, ajo tha se gjatë kësaj jave do të japin detaje lidhur me furnizimin e shkollave./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Takimi me Memli Krasniqin, Lladrovci thotë: Më kërkoi të lë poziten për një anëtar të ri të PDK-së pa sqarim

Takimi me Memli Krasniqin, Lladrovci thotë: Më kërkoi të lë poziten për një anëtar të ri të PDK-së pa sqarim

​Vrasja e 14-vjeçarit në Shqipëri, policia arreston 8 shtetas

​Vrasja e 14-vjeçarit në Shqipëri, policia arreston 8 shtetas

Thirrje për ndihmë: Aferdita Kqiku lufton për jetën pas hemorragjisë cerebrale

Thirrje për ndihmë: Aferdita Kqiku lufton për jetën pas hemorragjisë cerebrale

Katër nga pesë vrasësit e fundit në Kosovë ende në arrati – Lugina strehë e mundshme

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për të kaluarën penale të Mefail Shkodrës dhe djemve të tij

Man Utd ka një “plan B” në rast se dështon transferimi i Balebas

Man Utd ka një “plan B” në rast se dështon transferimi i Balebas

Ardon Jashari flet për Granit Xhakën: Na lidhin rrënjët shqiptare dhe dëshira për fitore

Ardon Jashari flet për Granit Xhakën: Na lidhin rrënjët shqiptare dhe dëshira për fitore

Takimi me Memli Krasniqin, Lladrovci thotë: Më kërkoi të lë poziten për një anëtar të ri të PDK-së pa sqarim

Takimi me Memli Krasniqin, Lladrovci thotë: Më kërkoi të lë poziten për një anëtar të ri të PDK-së pa sqarim

Ardon Jashari flet për Milanin, Interin, Pirlon e Ibrahimoviqin

Ardon Jashari flet për Milanin, Interin, Pirlon e Ibrahimoviqin

Liverpool – Bournemouth, hap sezonin e ri në Premier League sonte

Liverpool – Bournemouth, hap sezonin e ri në Premier League sonte

Lewandowski ka refuzuar një nga ofertat më të mëdha në histori të futbollit

Lewandowski ka refuzuar një nga ofertat më të mëdha në histori të futbollit

Hojlund mund të mbetet pjesë e Ligës Premier edhe pas largimit nga Man United

Hojlund mund të mbetet pjesë e Ligës Premier edhe pas largimit nga Man United

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X