TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mësimdhënësit nuk i frikësohen testimit nga MASHTI

Nga qershori është paraparë që të fillojë testimi për mësimdhënësit që dëshirojnë të avancohen në punën që bëjnë. E për Tëvë1, një nga mësimdhënëset thotë se nuk i frikësohen këtij procesi, por kërkojnë që ekspertët të jenë të duhurit. E njohësit e arsimit tregojnë rëndësinë e këtij vlerësimi.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Mësimdhënësit nuk i frikësohen testimit nga MASHTI

Të gjithë mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të avancohen në punën e tyre do i nënshtrohen një testimi me shkrim.

E sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, kjo më së largu do të fillojë nga muaji qershor.

Këtyre testeve për avancim, nuk po u frikësohen mësimdhënësit.

Mirëpo sipas arsimtares së matematikës në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë, Hyra Sogojeva, mësimdhënësit vazhdimisht kanë qenë të testuar për njohuritë e tyre.

“Unë nuk mendoj që mësimdhënësit i frikësohen vlerësimit të vetë, por mësimdhënësit janë të vlerësuar mjaftueshëm, prej shkollimit të mesme kur janë vlerësuar, gjatë studimeve, janë testuar që të pranohen në punë, kemi kryer trajnime të vazhdueshme, ku unë me përvojën time 30 vjeçare, kam trajnime te mjaftueshme të cilat besoj janë një testim për mësimdhënësit, mirëpo prapë unë s’i iku testimit”, thotë mësimdhënësja Hyra Sogojeva.

Megjithatë, Sogojeva, ka dyshime te personat që do të vlerësojnë mësimdhënësit.

“Vlerësimi nëse bëhet në atë mënyrën reale me ekspertet e merituar, sepse na tash po shohim se pranohen njerëzit me nepotizëm, njerëzit që janë partiak, edhe vlerësimi nga ana tyre me ma bë mu një mësimdhënëse me përvojë 32vjeçare nuk po më duket i drejtë,  sepse unë nuk jemi kundër testimi”, tha ajo për Tëvë1.

Madje ajo duke qenë edhe koordinatore e udhëheqjes në testin PISA, thotë se rezultatet e dobëta të këtij testi janë si shkak i sistemit arsimor në vend.

Për këtë ajo kërkon reforma në arsim.

“Unë nuk e besoj që rezultatet e dobëta të arsimit janë si rezultat i mostestimit të mësimdhënësve, duhet të bëhen shumë ndryshime në arsim. Unë kam qenë edhe koordinatore e udhëheqjes në testin PISA,  unë nuk mendoj që nxënësit tonë kanë rënë në atë nivel të ulët për mospunën e mësimdhënësit, ngase i kam pa pyetjet, ajo është mospërgatitje e sistemit arsimor për teste ndërkombëtare”.

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja tregon rëndësinë e këtij testimi të cilin do ta bëjë Ministria e Arsimit.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit vazhdimisht kanë paraqitur qëndrimi e tyre se janë kundër testimit të mësimdhënësve.

Tags: Arberie NagavciMASHTITestimi i mesimdhenesve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria miraton 17 vendime, Zyra për kategoritë e luftës kalon në ministri

Qeveria miraton 17 vendime, Zyra për kategoritë e luftës kalon në ministri

Tërnava uron Fitër Bajramin dhe bën thirrje për paqe në botë

Tërnava uron Fitër Bajramin dhe bën thirrje për paqe në botë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën