TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mësim interaktiv në Fushë-Kosovë, prindërit me qasje në sukseset e fëmijëve

Biblioteka digjitale në Fushë Kosovë po shihet si produktive. Prindërit mund të kenë qasje në arritje të fëmijëve.

by Doresa Geci
2 muaj ago
0 0
A A

Njësitë mësimore të lëndës së historisë po zhvillohen në një formë të re.

Prej dy javësh, nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë po mësojnë përmes bibliotekës digjitale.

Përveç shpjegimeve të mësimit, kjo metodë përfshin edhe ushtrime me pyetje për nxënësit dhe interaktivitet brenda klasës.

Sipas arsimtarit të historisë, Vendos Krasniqi, kjo mënyrë ka shtuar interesimin e nxënësve për mësim.

“Krejt nxënësit janë aktivë dhe po ju pëlqen shumë. Suksesi është i mirë, sidomos në këtë kohë kur mungojnë disa libra. Përmes formës digjitale, nxënësit e kanë më të lehtë të kuptojnë njësinë mësimore”, deklaroi Krasniqi.

Përmes llogarive të hapura, nxënësit kanë mundësi që mësimin ta ndjekin edhe nga shtëpia, ndërsa qasje kanë edhe prindërit, të cilët mund të shohin arritjet dhe sukseset e fëmijëve në çdo lëndë.

Kjo formë e të mësuarit po u pëlqen edhe vetë nxënësve.

“Forma e mësimit digjital na ka mësuar shumë, si për zhvillimin e njohurive tona ashtu edhe për zhvillimin e teknologjisë. Gjithashtu, na ndihmon të përforcojmë njohuritë që ta kuptojmë më mirë lëndën”, tha nxënësja Anesa Krasniqi.

“Forma digjitale ta tregon se si duhet të duket tema dhe gjithçka tjetër. Mua më pëlqen shumë”, tha Amar Haxhiaj.

“Forma digjitale më duket shumë e mirë. Arsimtarit i lehtësohet shpjegimi i lëndës, kurse ne kemi mundësi të bëjmë pyetje në fund për të parë sa mirë e kemi kuptuar mësimin”, tha nxënësi tjetër Erdi Sopjani.

Detaje për këtë projekt pilot dha edhe sekretari i shkollës “Daut Bogujevci”.

“Fillimisht kemi bërë kërkesë në DKA që të realizohet ky projekt pilot, pasi kemi parë rënie të numrit të nxënësve. Kjo formë është më atraktive sepse mësimi zhvillohet në mënyrë vizuale dhe përfshihen disa fusha njëkohësisht. Për shembull, në historinë përfshihen edhe gjeografia e arti”, tha sekretari Betim Ahmeti.

Ky projekt pilot po zbatohet për herë të parë në Fushë Kosovë, me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari: Ministrat me performancë të dobët nuk do të duhej t’i prinin listës së VV-së

Jashari: Ministrat me performancë të dobët nuk do të duhej t’i prinin listës së VV-së

Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Ambasada e Kosovës në Paris do t’i ndërpres shërbimet konsullore për mbi 2 javë, del me njoftim

Ambasada e Kosovës në Paris do t’i ndërpres shërbimet konsullore për mbi 2 javë, del me njoftim

Komandanti i KFOR-it pret në takim presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok

Komandanti i KFOR-it pret në takim presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok

Ushtria izraelite gradon oficerin që urdhëroi ekzekutimin e civilëve në Gaza

Izraeli thotë se që nga fillimi i luftës në Gaza janë plagosur 22,000 ushtarë

Jashari: Ministrat me performancë të dobët nuk do të duhej t’i prinin listës së VV-së

Jashari: Ministrat me performancë të dobët nuk do të duhej t’i prinin listës së VV-së

Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Çfarë u tha në takimet e Zelenskyt me aleatët evropianë në Londër

Çfarë u tha në takimet e Zelenskyt me aleatët evropianë në Londër

Ambasada e Kosovës në Paris do t’i ndërpres shërbimet konsullore për mbi 2 javë, del me njoftim

Ambasada e Kosovës në Paris do t’i ndërpres shërbimet konsullore për mbi 2 javë, del me njoftim

Çmimet e importit shënuan ulje të lehtë në Shqipëri, ndikohen kryesisht nga energjia

Çmimet e importit shënuan ulje të lehtë në Shqipëri, ndikohen kryesisht nga energjia

“Ditari”- 08.12.2025

“Ditari”- 08.12.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën