TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mesazhet e kryeministrit Kurti nga rreziku i sulmeve terroriste serbe

Njohësit e politikës në vend thonë se mesazhet e kryeministrit Albin Kurti, që paralajmërojnë për rrezikun nga sulmet terroriste serbe, janë shqetësime reale dhe të qëlluara, pasi sipas tyre instrumentalizomi i serbëve të Kosovës është një politikë e vjetër e Serbisë. Ata thonë se ka rrezik që grupet terroriste të sponsorizohet edhe nga Rusia e vende të tjera.

by Valmir Gallopeni
2 vjet ago
0
A A
Situatë e qetë në Banjskë, policia po monitoron situatën në fshat dhe manastir

Që nga sulmi terrorist në Banjskë, që besohet të jetë mbështetur nga Serbia, zyrtarë vendorë, por edhe ata ndërkombëtar kanë tërhequr vërejtjen se raste të tilla mund të përsëriten.

Një paralajmërim tejet serioz ka dhënë të enjten edhe kryeministri Albin Kurti i cili u bëri thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë të mos bien pre e provokimeve të grupeve që kanë qëllim destabilizimin.

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, thotë se këto mesazhe të Kurtit janë të drejta dhe sipas tij, grupet terroriste serbe përveç Beogradit mund të përkrahen edhe nga vendet e tjera.

“Është një them ashtu një apel ose një adresim që duhet të merret seriozisht …  Pas Banjskës neve e dimë se ka grupe terroriste jo vetëm që i ndërsyen Beogradi, por ndoshta edhe Rusia ose ndonjë faktor tjetër që nuk i konvenon pavarësia e Kosovës … ka sinjale tash që ajo zonë e kufirit po kontrollohet pak më ose vëzhgohet nga KFOR-i, Eulex-i e kështu ndoshta provojnë edhe me bo incidente tjera edhe në brendi të Kosovës”, ka thënë Maliqi

Ndërsa, profesori universitar Milazim Krasniqi thotë se adresimi i Kurtit në raport me serbët duhet të shndërrohet në strategji, pasi sipas tij, instrumentalizomi i serbëve të Kosovës është një politikë e vjetër e Beogradit.

“Mesazhi në fakt është i drejtë dhe duhet të përsëritet vazhdimisht dhe duhet të shndërrohet në një projekt të politikave shtetërore, për të gjet forma për t’i shkëputur serbët e Kosovës nga diktati i qeverisë së Serbisë. Për ndryshe qeveria Serbe së paktën nga fillimi i shekullit 20-t e këndej e ka një politikë të instrumentalizimit të serbëve të Kosovës, të sponzorizimit të terrorizmit në Kosovë dhe të fajësimit të shqiptarëve. Kështu që mbi këtë konstantë kanë qenë edhe aksionet e fundit terroriste në Banjskë”, ka thënë Krasniqi.

Pikërisht për shkak të rrezikut nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në pjesën veriore, NATO ka rritur numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtori i KEK-ut, i cili humbi jetën tragjikisht brenda oborrit të Termocentralit Kosova B, ishte punëtor i sigurimit

Punëtori i KEK-ut, i cili humbi jetën tragjikisht brenda oborrit të Termocentralit Kosova B, ishte punëtor i sigurimit

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Policia e Kosovës: Lajmet në mediat serbe për të shtëna në brezin kufitar, janë dezinformatë

​Prishtina në qendër të sportit mesdhetar, nis projekti për barazinë gjinore në sport

Ndalen herët xhudistet e Kosovës, në Grand Slamin në Uzbekistan

Ndalen herët xhudistet e Kosovës, në Grand Slamin në Uzbekistan

Kosova e përkushtuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kosova e përkushtuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Bologna – Roma, dueli italian në Ligën e Evropës

Bologna – Roma, dueli italian në Ligën e Evropës

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Policia e Kosovës: Lajmet në mediat serbe për të shtëna në brezin kufitar, janë dezinformatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën